Lidhu me ne

Kryesore

Basha: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me platformën anti-mafia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u zotua edhe njëherë këtë mbrëmje se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me qeverisjen e tij.

I ftuar në “Log” me Endri Xhafon, Basha tha se trau do të hiqet me platformën anti-mafia. Sipas kreut të demokratëve këtë shoqëri nuk do t’a dominojë më mafia.

“Mafja janë që ligjin, kushtetutën, parlamentin, qeverinë, vendimmarrjen ja nënshtrojnë përfitimit të tyre personal. Mund të jenë politikan, mund të jenë sipërmarrës, mund të jenë anëtarë të krimit të organizuar që merren me paratë e pista”,- tha Basha.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Trau. Po, po trau do të hiqet. Do të hiqet trau i Rrugës së Kombit.

Esiona Konomi: Me çfarë kosto, me çfarë fature zoti Basha?

Endri Xhafo: Kush do ti paguajë paratë e koncesionit?

Lulzim Basha: Me platformën anti-mafia që po ta projektoni aty dhe më vjen mirë…

Esiona Konomi: E kemi lexuar shumë mirë.

Fatos Hakorja: Mendon që ka vepër penale që do ta kali ligji anti-mafia në këtë koncesion?

Lulzim Basha: Po, po. Nëse ju mendoni që këtë qeveri do ta dominoj mafia, unë ju them jo nuk do ta domino mafia.

Fatos Hakorja: Kush janë mafia në këtë rast?

Lulzim Basha: Mafja janë që ligjin, kushtetutën, parlamentin, qeverinë, vendimmarrjen ja nënshtrojnë përfitimit të tyre personal. Mund të jene politikan, mund të jenë biznesmen, mund të jenë anëtar të krimit të organizuar që merren me paratë e pista.

Endri Xhafo: Trau është Kastrati.

Esiona Konomi: Trau është kontratë?

Lulzim Basha: Trau është Kastrati, është Salillari, është Edi Rama. Ju mund të doni të bëjmë..

Endri Xhafo: Jo nuk dua të bëj sinqerisht.

Lulzim Basha: Të bëj prokurorin këtu por unë këtu si kryetar i opozitës. Trau do të hiqet, teatri po kështu ka kontratat do shkojnë para drejtësisë, para asnjë prej këtyre nuk do të qëndroj janë pjesë e propagandës qeveritare. Asnjë opozitë  në Ballkan nuk ka bërë betejën që ka bërë opozita ime. Asnjë kryetar opozite në Ballkan nuk ka marrë vendimin që kam marrë unë për t’u përballur me një autokraci në rritje. Dhe ndaj kësaj Edi Rama nuk ka absolutisht asgjë për të thënë përveçse për të përhapur helmin e propagandës që ne i lëmë kauzat në gjysëm kur në fakt është ai i cili ka çuar drejt shkatërrimit arbitrar tek Astiri dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi penale kur të vijë dita. Është ai që ka prishur teatrin në kohë pandemie. Do të mbajë përgjegjësi penale. Është firma e tij tek trau dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Do të mbajë përgjegjësi për të treja. Për këtë natyrisht duhet që kësaj padrejtësie t’i vihet  një fre siç do t’i vihet fre me 25 prill. Pas kësaj të treja këto kontrata, të treja këto zotime do të marrin jetë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix15 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix16 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix16 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar16 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar16 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix16 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar16 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix16 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar16 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook