Lidhu me ne

Kryesore

Xhamia dhe Kulla e Sahatit – Të mbijetuarat e Luftës II Botërore zhyten në hijen e shumëkatëshes së re

Xhamia e Et’hem Beut, kryevepra arkitektonike e fillim shekullit ’19 në qendër të Tiranës, mund të mos ishte ekzistonte prej nëntoriët t 1944-s, nëse togeri i artilerisë gjermane nuk do t’i  kishte mbajtur vesh fjalët se bëhej fjalë për një vepër të rëndësishme.

Konsulli gjerman i asaj kohe në Shqipëri, Martin B. Schliep në kujtimet e tij e rrëfente ngjarjen të kish ndodhur gjatë luftimeve për çlirimin e kryeqytetit. Një snajper partizan ishte pozicionuar tek  minarja dhe artilieri që mund ta kishte shembur të gjithë ndërtesën, themelet e së cilës i hodhi Sulejman Pasha dhe i përfundoi i biri Haxhi Et’hem Beu- bashkë me Kullën e Sahatit -, përdori një predhë me kalibër mesatar dhe hoqi vetëm një pjesë të minares.

Historiani Marenglen Kasmi, që do ta risillte ngjarjen me rastin e 17 nëntorit, do të shprehej në një intervistë televizive se artilieria gjermane vrau snajperin, por shpëtoi xhamia e bashkë me të Kulla e Sahatit dhe ndërtesa e bashkisë, pas saj. Edhe Kulla e Sahatit pësoi dëmtime gjatë luftës. Ora e blerë më 1928-n nga Gjermania, u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

76 vite pas ngjarjes xhamia e Et’hem Beut, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë tre vite pas ardhjes në pushtet të komunistëve e madje e kursyer në fatin e saj për të mos pësuar shndërrimin si objektet e tjera të kultit në ikonoklazmin e 1967-s, po sheh dritën e restaurimit  me ekspertë shqiptarë e turq,  nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve.

Mbi dy  simbolet e kryeqytetit, kompleksi i xhamisë dhe kullës së Sahatit, ku kjo e fundit është edhe emblemë e bashkisë Tiranë prej muajsh rëndon hija e ndërtesës që po ngrihet në shpinën e tyre që për nga punimet premton të jetë një tjetër shumëkatësh.

Me të marrë detyrën, thoshte kryebashkiaku Veliaj, puna e parë që bëri Bashkia nën drejtimin e tij ishin punimet restauruese të Kullës së Sahatit.

“Nuk dua të mbahem mend si njeriu që ndërtoi pallate, por si njeriu që me një ekip ndërtoi me shumë parqe se pallate”, do të shprehej Veliaj, por godina që po merr formë e po lartësohet çdo ditë në kurriz të historisë dhe simboleve të një qyteti, që nuk i rrëzoi as lufta e as armiku i huaj, i fundmit i të cilëve ende e ka lënë debatin e hapur se kur iku më 28 a me 29 nëntor.

Godina  e re që thuhet se do të jetë 85 metra e lartë, ka marrë emrin nga ndërtuesit e saj si “Kulla Skënderbej”, por me gjithë emrin emblematik të heroit kombëtar, themelet e hedhura në truallin e sheshit qendror tregojnë edhe njëherë se përse është e vështirë për të mos thënë e pamundur, që të kemi “Centro Storico” apo “Old town”, në qytetin ku regjime dhe interesa kanë fshirë të shkuarën në emër të zhvillimit.

Tashmë turistët e huaj, që shfaqnin interes për të kundruar arkitekturën, por edhe muralet e xhamisë apo për të ngjitur 90 shkallët e kullës që deri në vitet ’70 ishte ndërtesa më e lartë në kryeqytet, tashmë do t’i gjejnë atraksionet nën hijen e kullës shumëkatëshe, ngjashëm me Tyrben e Kapllan Pashës, ku edhe ai monument i kategorisë së parë ndërtuar në fillim shekullin 19,  rri i strukur në flatrën e betonit të një hoteli gjigant. / gazeta Si

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook