Lidhu me ne

Temporal

Si e vrasim të vërtetën!

Nga Irena Beqiraj

Jam rritur duke menduar se e vërteta me shumë gjasa del nga procesi i mosmarrëveshjes intelektuale.

Por duket se në rastin e pandemisë nuk po funksionon në këtë mënyrë.

Të gjithë jemi të hutuar nga pretendimet kontradiktore dhe debati në lidhje me rreziqet edhe pasojat e kësaj pandemie. Debati është kthyer tanimë, në një nga debatet më të egra politike.

Kryeministri i ngjan presidentit të një shoqate studentore debati, ndërsa lideri i opozitës një avokati pa pagesë, që në fund të ditës vetëm mbrojtje nuk di të ofrojë. Të dy burrat janë mësuar të përcaktojnë një përfundim dhe më pas skuadrat e tyre të debatit, kërkojnë që faktet t’i përshtaten këtij përfundimi.

Mendësia e këtyre debatuesve përgjithësisht nuk është ajo e kërkuesit të qetë të së vërtetës. Argumentet pro dhe kundërta, shpesh karikaturohen, statistikat përdridhen, shembuj përzgjidhen me kujdes që jenë sa më goditës.

Publiku duhet të argëtohet ose/edhe të tërbohet. Vetëm nën pushtetin e këtyre emocioneve “tërheqja” është e sigurt. Kështu, grupimet politike ia arrijnë qëllimit të tyre, zemërimin ose besnikërinë në grup.

Të gjithë pa dyshim kemi një tendencë të mendojmë më shumë me zemër sesa me kokën tonë, dhe kjo tendencë theksohet, kur shurdhohemi nga argumente të zhurmshme.

Objektiviteti apo edhe ideja që njerëzit mund të aspirojnë drejt konstatimit të së vërtetës më të mirë në dispozicion, nuk është më një opsion. Polarizimi është rritur aq shumë sa publiku e ka të vështirë të bjerë dakord për të njëjtat fakte.

Këtë situatë e përkeqësojnë në mënyrë eksponenciale mediat sociale. Ato janë vendet ku në mënyrë virtuale bëhen bashkë grupe njerëzish që paramendojnë njësoj, duke lehtësuar kështu ushqyerjen e mendjeve të tyre me fakte që fabrikohen në kapanonet gjithnjë e më të ngushta të propagandës.

Të gjithë jemi dëshmitarë sesi gjatë gjithë kësaj pandemie loja politike filloi si një tërheqje litari  mbi një çështje të thjeshtë – përdorimi i maskës.

Në treg nuk ka maska! U rrit çmimi i maskave dhe dorezave! Po shpërndahen maska të skaduara! Këto ishin, informacionet, konstatimet, faktet e grumbulluara nga opozita.

Ndërsa kryeministri, me nxitimin e një studenti të ri pas një nate të gjatë ku kishte studiuar Fauçin, (ndaj edhe e krahasoj me presidentin e klubit të debatit studentor) nga foltorja e parlamentit deklaroi maskat nuk mbrojnë, janë vetëm lobet që kërkojnë të përftojnë financiarisht ato që proklamojnë përdorimin e tyre.

Nuk kaloi shumë kohë edhe të dy palët kanë ndryshuar vendet. Ndoshta ka pasur diçka të vërtetë në shumicën e këtyre pretendimeve nga të dyja palët. Por terreni qendror edhe arsyeja e debatit pa dyshim kanë qenë të gabuara.

Kjo “përplasje e madhe e argumenteve” nuk e afroi publikun më shumë me të vërtetën. Një qytetar i zakonshëm, që përpiqet të peshojë rreziqet shëndetësore me të cilat përballet, përgjegjësinë e tij për të mbajtur të tjerët dhe veten të sigurt, pavarësisht inteligjencës, ndihet shumë më i konfuziuar pas kësaj. Mbajtja e maskës vështirë të ishte një vendim i bazuar në bindje dhe të respektohej pa dozën e frikës së dënimit me gjobë.

Të menduarit në kushtet kur logjika është torturuar nga informacione kontradiktore krijon gracka, të cilat pa dyshim këdo nga ne do ta largonte nga e vërteta, duke e mbuluar atë me mjegull.

Vëzhgimi i Daniel Patrick Moynihan se “gjithkush ka të drejtë të këtë mendimin e tij, por jo mbi faktet e tij” është sot më i nevojshëm se kurrë. Që të dalim nga kjo mjegull ka një mënyrë – palët duhet të ndërpresim përpjekjet për të fituar çdo argument.

E kuptoj që një këshillë e tillë nuk është e lehtë për t’u realizuar në mes të një fushate elektorale, ku çdo provë sado e vogël apo e parëndësishme, është municion i mundshëm, kundrejt kundërshtarit politik.

Por, duhet të kuptojmë që nuk është mjet kundër virusit, biles e dobëson luftën kundër tij. Të vërtetat e kësaj pandemie rezultojnë komplekse edhe të ndërlikuara. Një çështje e komplikuar nuk mund të sqarohet duke bërtitur, as duke u nxituar.

Nëse duam të kuptojmë virusin – dhe çdo gjë tjetër në një botë komplekse – duhet së pari të shkëputemi nga argumentet në funksion të politikës së ditës, që e vrasin të vërtetën pa të cilën nuk mund të fitohet kjo luftë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore12 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore17 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar17 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix17 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar17 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix17 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar17 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport17 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime18 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook