Kryesore
Mediu: Në 25 prill vendoset se çfarë drejtimi do të ketë vendi
Politika e kryeministrit Edi Rama, është zhvlerësimi i çdo arritje e bërë më parë, deklaroi në një takim kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndërsa shtoi se çdo ligj dhe institucion është zhbërë. Deklaroi Mediu ne nje takim me një grup koordinatorësh të PR, në një nga lagjet e Njësisë Nr.4 në Tiranë.
“Ne kemi një grup njerëzish që kanë uzurpuar pushtetin dhe mendojnë se janë zoti mbi të drejtat dhe interesat tona. Një grup njerëzish që nuk respektojnë as kushtetutë, asgjë. As ligje as institucione. Politika e Ramës ishte zhvlerësimi i çdo gjëje”, u shpreh Mediu.
Zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë një moment reflektimi, për të ndryshuar këtë situatë, mendon aleati i PD-së.
“Data 25 prill është një moment reflektimi, nuk është thjeshtë çështje zgjedhje politike, se kush është më i miri. Por ç’drejtim do të ketë vendi apo do e lëmë që të rrokulliset në drejtimin që nuk duhet. Apo do i lemë interesat tona peng të disa interesave”, tha Mediu.
Kreu i PR-së premtoi që gjatë qeverisjes së djathtë do u shërbehet vetëm interesave kombëtare dhe forcimit të pozicionit të vendit tonë në rajon