Lidhu me ne

Sport

10 trajnerët e huaj që bënë histori te Tirana

Dossier/ Nga Singer tek Egbo, 10 trajnerët e huaj që bënë histori te Tirana

Emanuel Egbo ishte trajneri i 10-të i huaj që drejtoi Tiranën, klubin më me shumë tituj në Shqipëri: 25 kampionate të fituara, 16 Kupa të Shqipërisë dhe 11 Superkupa. “Panorama Sport” ju sjell të gjithë trajnerët e huaj që kanë drejtuar Tiranën, nga i pari, hungarezi Samo Singer (1934, kampionati i 5-të), e deri tek i fundit, nigeriani Egbo (2019-2020, edicioni i 81-të dhe dy ndeshje në të 82-in).


SAMO SINGER (Hungarez, sezoni 1934) Suksesi: Fitoi kampionatin
Skënderbeu u shpall kampion në vitin 1933, duke thyer hemegjoninë e tre titujve rresht të Tiranës. Bardheblutë befasuan 7 klubet pjesëmarrëse ne kampionatin e vitit 1934 (i 5- ti), me trajnerin hungarez Samo Singer, të ardhur nga Greqia. Tirana fitoi titullin kampion, i 4-i historik.

MIKLOSH TEMESHVARI (Hungarez, sezoni 2000- 2001)
Suksesi: Fitoi Superkupën e Shqipërisë Hungarezi Miklosh Temeshvari ishte i dyti trajner i huaj, te bardhblutë pas 66 vjetësh. E solli në krye të Tiranës ish-presidenti egjiptian El-Sayed. Lektori i FIFAs dha dorëheqjen pas 21 javësh, pas një humbjeje të Tiranës me Tomorin (1-0). Temeshvari fitoi Superkupën e Shqipërisë, duke mundur Teutën 1-0.

ENVER HAXHIABDIÇ
 (Boshnjak, sezoni 2002- 2003)
Boshnjaku i urtë, Enver Haxhiabdiç, u shkarkua pas humbjes 2-0 me Partizanin, më 22 nëntor 2002, kur kishte vetëm 9 javë në drejtimin e bardhebluve e kryesonte renditjen. Një tjetër viktimë e realitetit shqiptar. I larguar pas 5 muajsh. Suksesi i tij: fitoi triangolaren e Kupës “Sport Ekspres”.

LEONARDO MENEKINI (Italian, sezoni 2005-2006)
Italiani Leondardo Menekini u bë trajneri i dytë i huaj që drejtoi një skuadër shqiptare, pas Ticiano Gorit, i cili drejtoi për një gjysmë sezoni Partizanin (2002). Erdhi për një projekt të madh. U largua pas katër muajsh, pas një barazimi të bujshëm Tirana-Shkumbini 4- 4 në stadiumin “Selman Stërmasi” (java 11, sezoni 2005- 2006).

BLLAZH SLISHKOVIÇ (Boshnjako-kroat, sezoni 2008-2009)
Erdhi me pasaportën e ish-trajnerit të Kombëtares së Bosnje-Hercegovinës. I njohur për karakterin e tij të ashpër ndaj lojtareve, madje u përfshi dhe disa incidente me gazetarët. “Diktatori” Slishko e la aventurën e tij në krye të bardhebluve pas javës së 14-të, pikërisht pas barazimit 2-2 me Partizanin.

ILIJA LONÇAREVIÇ (Kroat, sezoni 2009-2010) Suksesi: Fitoi Superkupën e Shqipërisë
Trajneri kroat Ilija Lonçareviç bëri nisjen më të keqe nga të pestë trajnerët e huaj që kanë drejtuar 24 herë kampionët e Shqipërisë. “Mustaqja” humbi 3-1 në javën e parë me Flamurtarin në kryeqytet, kundër ekipit ndaj të cilit fitoi Superkupën. U largua pas tetë javësh.

MISHO KRSTIÇEVIC (Kroat, sezoni 2010-2011) Suksesi: Fitoi Kupën e Shqipërisë
Në Shqipëri njihej si ndihmësi i Ilija Lonçareviçit. Pas shkarkimit të Sulejman Starovës dhe Nevil Dedes, kroati Misho Krsticevic mori drejtimin e bardhebluve nga java e 20-të. Oportunist edhe për shkak të rrethanave, mori një Tiranë në krizë të plotë, por ia doli të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe ta çojë në Ligën e Europës.

JULIAN RUBIO (Spanjoll, sezoni 2011- 2012) Suksesi: Fitoi Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën;
Ish-trajneri i Seviljes dhe Albasetes në Spanjë u bë menjëherë shumë i dashur për ambientin bardheblu, pasi fitoi dy herë Superkupën e Shqipërisë dhe një herë Kupën në ndeshjet ndaj Skënderbeut, që në ato vite dominonte futbollin shqiptar. Rubio qëndroi te Tirana nga qershori i 2011-ës deri në gusht të vitit 2012. Më pas mori drejtimin e Flamurtarit të Vlorës.

ZE MARIA (Brazilian, sezoni 2017- 2018) Suksesi: Fitoi Superkupën dhe titullin kampion të Kategorisë së Parë
Ish-mesfushori i Interit dhe Brazilit u zyrtarizua te Tirana kur klubi bardheblu kishte zbritur për herë të parë në Kategorinë e Parë. E nisi me fitimin e Superkupës në ndeshjen ndaj Kukësit, e më pas udhëhoqi skuadrën drejt rikthimit në Superiore duke fituar titullin e Kategorisë së Parë. Erdhi te Tirana në qershor 2017 dhe u largua në tetor 2018 pas një humbjeje në shtëpi ndaj Laçit.

EMANUEL EGBO (Nigerian, sezoni 2019- 2020) Suksesi: Titulli kampion
Trajneri nigerian u gradua në fund të vitit 2019 pas largimit të Julian Ahmatajt. Riktheu titullin kampion te Tirana pas 11 vitesh, duke bërë një ecuri fantastike, me plot 16 rezultate pozitive radhazi në kampionat. E mori në vend të tetë dhe e shpalli ekipin kampion. U shkarkua dy ditë më parë pas eliminimit nga turi i dytë i Kupës.

PANORAMASPORT.AL

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook