Lidhu me ne

Kryesore

Agron Duka ultimatum Bashës / Ose i dyti në Durrës, ose iki nga koalicioni

Agron Duka ultimatum Bashës/ Ose i dyti në Durrës, ose iki nga koalicioni

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka qenë i ftuar në Report Tv, ku është shprehur se nëse Lulzim Basha nuk i siguron një vend dinjitoz në listën e kandidatëve për qarkun e  Durrësi, do të dalë në koalicion më vete.

Duka tha se është në negociata me Bashën për të krijuar një listë të përbashkët në mënyrë që ai t’i sigurojë kandidatë në të gjitha qarqet kryesore të vendit dhe sipas tij gjasat janë që opozita të dalë me listë të përbashkët, pasi e ndarë në grupe të fragmentizuar favorizon fitoren e PD.

Nëse negociatat dështojnë Duka tha se do të bëjë kalkulimet e veta për të nxjerrë kandidatë ku e ka të sigurt fitoren.

“Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur.

Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat.

Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj. Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS.

Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës. Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3. Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet”, tha Duka.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore7 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix7 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix7 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook