Kryesore
Rama shkon shumë larg, përdor dhe vdekjen e Bashkim Koplikut për të sharë mediat
Edi Ramës nuk po i del e keqja në këto ditë kur duket sikur djajtë i kanë dalë nga shishja dhe skandalet po i plasin gjithëandej. Këtë çoroditje e ka dëshmuar edhe në vendin më të papërshtatshëm të mundshëm, në mesazhin për ndarjen nga jeta të ish zv kryeministrit të qeverisjes së parë të PD-së, Bashkim Koplikut.
Ish themeluesi i partisë së parë opozitare u ndaj nga jeta në moshën 77 vjeçare. Dhe kryeministri Rama ka bërë një mesazh duke e portretizuar atë por njëkohësisht duke mos fshehur dot mllefin me mediat, analistët dhe gazetarët. Ai thotë për Koplikun:”.. burrë i ndershëm, fisnik nga ata kokëfortët deri në fund në të tijën, çka vihej re pa vështirësi edhe në ato që shkruante a thoshte kur e ftonin në ekrane – vite drite larg prej pazarxhiut tipik të kohëve që jetojmë, kategori e ulët e parimorëve mediatikë, të cilët në mexhelis predikojnë virgjërinë teksa larg syve të publikut kurvërojnë me para, në këmbim të predikimeve të radhës”.
E vështirë të kuptohet se ç’hynin këto fjalë këtu aq më tepër duke thyer kodin e lashtë të mos përgojimit të dikujt në vakinë e një tjetri.