Lidhu me ne

Aktualitet

Sipas psikologëve: Pse programet ‘reality’ tërheqin kaq shumë vëmendjen e njerëzve

Sipas psikologëve: Pse programet ‘reality’ tërheqin kaq

Kur zhanri i “reality” ose “reality show” shpërtheu në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, njerëzit duket se u mahnitën që prej fillimit.

Është e kuptueshme çfarë i bënte tërheqëse atëherë këto programe: Së pari, risia.

Në mënyrë të ngjashme me një ndeshje sporti, si shikues, ju duhet të zgjidhni skuadrën tuaj të preferuar dhe të kënaqeni kur ata fitojnë, të komentoni ndeshjen etj.

Ndërkohë, në ditët e sotme, një reality nuk është diçka e jashtëzakonshme. Duke filluar që nga programe amerikane si “The Real Housewives of Wherever”, “Rich Kids of Beverly Hills”, “Keeping Up With The Kardashians”, “Too Hot To Handle”, “Love Is Blind” apo “The Bachelor” e deri te ato shqiptare si “Për’puthen”, një program i ngjashëm në ide me “Uomini e Donne”, “Love Story”, një reality i ngjashëm me “The Bachelor”, apo edhe “Big Brother Albania”, që është sjellë për herë të parë si format në Holandë, 2 dekada më parë.

Jo pak herë, na duket sikur shohim thjesht një kamerë që ndjek disa njerëz, teksa ata drekojnë, bisedojnë, kanë zënka etj dhe madje shpesh, disa pjesë na duken të stisura dhe jo “reality”, por atëherë, çfarë na bën të vazhdojmë t’i ndjekim përsëri?

Sipas Psychology Today, “magepsja” në rritje me programet “reality” buron nga dëshira jonë për të fantazuar rreth perspektivës së famës së fituar lehtësisht.

Ne shohim njerëz të zakonshëm, që bëjnë gjëra njerëzish të zakonshëm dhe mendojmë se edhe ne jemi kështu, pra dhe ne mund të jemi të famshëm.

Është e rëndësishme të theksohet, megjithatë, se ky shkrim i Psychology Today u postua në vitin 2002, gjatë asaj kohe programet e këtij zhanri bënin përzgjedhje me konkurs.

Dhe në fakt, për programet në Shqipëri, përsëri thuhet se kështu funksionon, pra, bëhen aplikime dhe përzgjidhen ata që duken si më të përshtatshëm për formatin.

Sidoqoftë, disa nga pjesëmarrësit e këtyre programeve, janë shprehur se i ka ftuar produksioni për intervistë dhe jo se ata kanë aplikuar, gjë e bën arsyetimin e mësipërm jo plotësisht të vërtetë.

Megjithatë, lidhur me këtë, Leon Festinger, psikolog social, ka një teori të “krahasimit social”. Ai shprehet:

“Ne i shohim sepse na bëjnë të ndihemi më mirë për veten tonë. Shohim drama të panevojshme, ndonjëherë intriga të çuditshme apo situata të stisura dhe jemi falenderues që nuk rrethohemi nga këto situata, ose në të kundërt e gjejmë veten te “dramat” e tyre dhe ngushëllohemi sadopak.

Në një aspekt jo dhe aq pozitiv të teorisë së krahasimit social, ne shohim se si keqkuptimet apo problemet e këtyre njerëzve zgjidhen brenda 30 minutash ose në rastin më të keq, për 2 episode. Në jetën e vërtetë, nuk ndodh gjithmonë kështu dhe në këtë rast, mund të ndihemi më keq.

Programet “reality” kanë dominuar ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme në ekranet tona dhe sepse ne jemi kaq të ekspozuar ndaj këtyre personazheve, ata bëhen, në një farë mënyre, miqtë tanë, jo në kuptimin tradicional. Ne thjesht “mësohemi me ta”.

Një tjetër faktor që mund t’i bëjë shikuesit t’i ndjejnë kaq të afërt këta personazhe është koncepti i miqësisë, që ka ndryshuar dhe ka pësuar zhvendosje ndër vite.

Tani, ti mund të shohësh çdo gjë që po ndodh me miken tënde të fëmijërisë përmes Instagram dhe Facebook, pa i shkruajtur aspak asaj dhe pa qenë nevoja të pyesësh. Në të njëjtën mënyrë, njerëzit “miqësohen” edhe me pjesëmarrësit e programeve reality.

Së fundmi, arsyeja më e dukshme, sigurisht, është edhe vetë qëllimi kryesor i një reality-show: Argëtimi. Dhe në fund të fundit, kujt nuk i pëlqen të argëtohet?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook