Lidhu me ne

Kryesore

Pandemia na kujtoi se edhe mjekët i kemi ca të PS-së, ca të PD-së e ca të LSI-së

Një ndër aspektet origjinale të pandemisë është zbulimi për të gjithë njerëzinë se këtu nga anët tona edhe mjekët janë të ndarë sipas partive politike. D.m.th që një mjek i cili ka një profesion shumë specifik dhe që shoqërohet me një betim, të angazhohet në detyra administrative nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por që një mjek ta ndërtojë profilin e vet publik, të përcjellë mesazhe dhe të kundërshtojë vendimet, apo t’I mbrojë ato mbi premise partiake, kjo është ndoshta prodhim bio i Shqipërisë.

Kemi një komitet ekspertësh që ca kohë u mbajt sekret, a thua ishin përballë ndonjë vrime të zezë, pastaj kemi disa vendime që në kohën e sotme zbulohen fare mirë se nga burojnë dhe pastaj kundërshtarë të egër të tyre. Vendime copy/paste nga vendet fqinj, pas asnjë statistikë, asnjë trajtim klinik shqiptar mbi të cilin të vijohet më tej puna. Shikoni punimet e specialistëve tanë që publikohen nga Akademia e Shkencave, nuk janë asgjë më shumë se interpretime të studimeve dhe gjetjeve të bëra gjetkë. Primitivitetit të mjekësisë sonë i shtohet primitiviteti i oponencës bërë nga mjekë të partive opozitare që kundërshtojnë masat e marra, akuzojnë, denoncojnë protokollet e trajtimit dhe vënë gishtin mbi plagën e kaosit organizativ. Nga një temë që mund të shfrytëzohej për të përmirësuar punë, sapo kemi hapur një tokë të re për të marrë armët e politikës duke bërë atë që dimë të bëjmë më mirë, që e kemi talent kombëtar: ta dhjesim punën. 

Sigurisht që vetë qeveria e filloi me këmbën e majtë qëkurse mban të fshehtë të ashtuquajturin Komitet të Ekspertëve, por edhe kundërvënia prej partiakësh e disa mjekëve nuk ndihmon. Ajo veç na vë të gjithëve para faktit të kryer të ruajmë kokën e të dhjesësh mu në të këtë vend i dërrmuar nga një shoqëri që nuk diti njëherë të vërë rregull as për orarin e ngrënies dhe ujin e pijshëm e lëre më për medaljet e lirisë që i var vetes./Respublica.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook