Lidhu me ne

Mix

Si t’i grimojmë sytë ? Rregullat bazë

Bukuria: Më thuaj ngjyrën e syve…të të them si t’i grimosh

Bukuria: Më thuaj ngjyrën e syve...të të them si t’i

Si mund të trukohen sytë bojëqielli, jeshil, gështenjë, të zinj ose gri? Ja përgjigjet për pyetjet që dalin kur dëshironi të kombinoni grimin e syve me ngjyrën e tyre

Udhërrëfyes se si t?i trukoni sytë në bazë të ngjyrës së irisit

Ngjyra, rregullat bazë

Si mund ta kuptoni nëse në qepallat e syve tuaj më mirë ju rrinë tonalitetet e “nxehta” (ato që përmbajnë pigment të kuq), apo ato të “ftohta” (në pjesën më të madhe me pigment blu)? Përballë pasqyrës, afroni një ngjyrë (një copë stofi, një objekt, një fletore…)pranë fytyrës tuaj: në këtë mënyrë do të zbuloni nëse ajo e zbeh apo e thekson atë. Duke parë këtë gjë, në momentin që do të trukoheni, mund të luani me nuancat në faqe dhe në buzë ose me ngjyrën e irisit të syve.

Ja grimi për:

Sytë e kaltër

Sytë e kaltër janë “produkt” i një iluzioni të mrekullueshëm optik: sipërfaqja e irisit nuk përmban melaninë, ndaj dritën e reflekton sikur të ishte një liqen apo det. Gjithçka varet nga kromozomi i 15 që përcakton ngjyrën e kaltër. Si t?i trukoni sytë në këtë rast? Mos e teproni me ngjyrën blu. Përdorni blunë marine, ngjyrën e hirtë, atë çokollatë dhe bakri.

Sytë blu

Nëse i keni sytë blu, atëherë për ta mjafton t?i lini ashtu siç janë! Mos i ngarkoni me asnjë lloj hije blu, sepse në këtë mënyrë sytë tuaj do të duken të zbehtë. Nëse keni çehre të ngrohtë, atëherë për tonalitet përdorni pigmente të së verdhës dhe së kuqes. Por nëse jeni të bardha, perfekte për ju janë tonalitetet e ftohta si për shembull ngjyra e jargavanit (vjollca e lehtë dhe e ëmbël).

Sytë e gjelbër

Është kromozomi i 19 ai që ju ka dhuruar këtë ngjyrë të bukur! Ngjyrat perfekte për ju janë:

jargavani, kumbulla, patëllxhani, lejlaja. Ndërkaq të gjitha derivatet e së kuqes do t?i bëjnë sytë tuaj të gjelbër të duken edhe më të bukur.

Sytë e gjelbër me dritëhije të zezë, gri dhe të verdhë

Ndryshe nga sytë me ngjyrë blu, sytë jeshil me dritëhije të tilla mund të grimohen me një bojëqielli shumë të lehtë, sepse ngjyra e gjelbër e irisit të syve do të jetë më dominuese.

Sytë kafe

Nëse keni sy ngjyrë kafe, zgjidhni tonet e mbyllura si, gështenjë, hiri e mbyllur, e kaltër e mbyllur. Shmangni hijezimet e zbehta, të çelëta dhe ngjyrat pastel. Këto theksojnë të bardhën e syrit që na bënë të dukemi më të “mërzitshme”. Hijet e preferuara: e kaltra e detit, gri e errët, rozë, bakri, bronzi, ari…

Sytë e gri

Sytë gri janë të pasur me sfumatura që reflektojnë humorin tuaj dhe atë të qiellit. Në bazë të pluhurit të përdorur mund të merrni efekte të ndryshme. Zgjidhni grinë dhe të kuqen e bakrit.

Sytë e zinj

Nëse keni sy të zinj, atëherë mund të përdorni të gjitha ngjyrat e ylberit, por kujdes me hijet shumë të lehta, sepse ato mund ta bëjnë të bardhën e syrit të duket më pak e bardhë. Bluja e errët, grija e errët, kafja ose ngjyra bezhë do të nxjerrin në pah anën misterioze të syve tuaj të zi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook