Lidhu me ne

Kryesore

Dështoi me ekonominë e pandeminë, Arbër Zaimi: Ja pse Rama po “fshihet” pas sulmeve ndaj Bashës

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së, thotë se politika shqiptare po tenton të instrumentalizojë çështjen kombëtare për qëllime elektorale.

Ai tha se akuzat e mazhorancës për liderin e opozitës për çështjen e UÇK-së, lidhen me dështimin në menaxhimin e COVID, ekonomisë, korrupsionin dhe inceneratorët.

Gjithashtu, Zaimi nënvizoi se e gjitha kjo situatë e nxjerr kryeministri Edi Rama të stonuar pasi ai ka marrdhënie të afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Tre janë arsye, e parë është tërheqja e vëmendjes nga dështimet akute si dështimi në menaxhimin e COVID, shëndetësinë dhe ekonominë, dy çështja e korrupsionit dhe licencave të inceneratorëve që mund të bëhej skandal nëse lihej hapësirë për mbulim mediatik por u mbulua dhe e treta është mbulimi i raportit të ngushtë i Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç vitet e fundit që e nxjerr të stonuar. Pasi në momentin që gjykohen strukturat e UÇK-së ai vazhdon partneritetin me Vuçiçin pë t’i dhënë Serbisë hapësirë të hegjemonisë në rajon”, deklaroi anëtari i kryesisë së VV-së.

Sipas, Zaimit megjithëse afrimi i Ramës me Vuçiç justifikohet me bashkëpunim rajonal apo fqinjësinë e mirë, ai duhet të mbështesë prirjet e politikave të jashtë në SHBA dhe BE që përputhen me interesat tona kombëtare.

“Nëse në Tiranë po bëhet debat për çështjen e provave që i ka dorëzuar dikush, të masakrës së Krushës, atë masakër kush e ka bërë? Atë masakër e ka bërë qeveria, ku Vuçiç ka qenë ministër i Propagandës (Informacionit).

Ne nuk duam të zgjedhim presidentin e Serbisë por le të ndjekim shembullin e Izraelit. Pra nëse Gjermania nuk do të kishte bërë denazimin prej vitit 45’ deri në 55’, nuk do të kishte marrëdhënie miqësore Gjermani-Izrael. Le të themi që Shqipërisë i takon, dhe Kosovës, që të këmbëngulin nga pozita e shqiptarëve për largimin e kastës së Milosheviçit nga politika e Serbisë dhe kjo këmbëngulje bëhet dhe duke mos ia zgjatur dorën”, deklaroi ai

Zaimi madje e cilësoi marrëdhënien e Rama-Vuçiç jo personale, por korruptive dhe se lëvizjet e forta antikorrupsion shtoi ai duket se e acaron Ramën.

Ai shtoi se, nuk arrin ta kuptoj se si një situatë të tillë Rama akuzon kundërshtarin e tij politik, Bashën dhe nuk përmend se akuzat ndaj UÇK-së janë shpifje nga Seria.

Për qëndrimin e kreut të VV-së Albin Kurti për këtë çështje, Zaimi veçoi se, deklaratat kanë të bëjnë me thirrje për një koordinim shtetëror në mbrojte të UÇK-së pasi të mos njohësh Gjykatën Special tashmë do të thotë praktikisht të pranosh se akuzat janë të vërteta.

“Koordinim shtetëror për mbrojtjen. Vetëm LDK nuk kanë anëtarë të procedura, të gjitha partitë e tjera kanë, përfshirë dhe VV që ka kreun e grupit parlamentar. Përderisa po akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale duhet të ketë koordinim. Deri tani janë dënuar 34 shqiptarë dhe 4 serb nuk duhet të pranojmë tezën serbe se nuk janë gjykuar shqiptarët. Gjykata Speciale nuk është gjykatë ndërkombëtare, është gjykatë e Kosovës me prokurorë amerikanë dhe gjyqtarë evropianë”, përfundoi Zaimi.

Ndiqni intervistën e plotë:

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar19 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix19 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook