Lidhu me ne

Kryesore

Studimi/ Azilkërkuesit e rikthyer, në gjendje të keqe ekonomike, duan të riemigrojnë

Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fundit jetojnë në gjendje të keqe ekonomike dhe shumica e tyre janë duke rikonsideruar emigracionin si zgjidhjen e vetme për mbijetesën e tyre thuhet në studimin “Azilkërkuesit e kthyer Shqiptarë: Riintegrim apo Riemigrim” që bëri Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale me familjet e kthyera nga azili.

Dëshira e tyre për të migruar lidhet me si e përfytyrojnë të ardhmen e tyre të kthyerit, sidomos, të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ky perceptim mbi të ardhmen lidhet me shumë elemente të cilësisë së jetës që i analizuam më sipër, konkretisht, punësimi, pagat, mbrojtja sociale, cilësia e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, strehimi, siguria, infrastruktura, mjedisi etj.

Nermini, një nënë nga Kamza, thotë: “E ardhmja këtu është shumë e zymtë. Është vështirë. Familja jonë ka shtatë veta. Vetëm unë punoj. Kam pesë fëmijë dhe një nuse. Edhe për të paktën dy vjet të tjera, nusja nuk mund të shkojë në punë, se fëmija është vetëm dymuajshe. Fëmijët e tjerë shkojnë në shkollë dhe duhet të investojmë për ta. Pavarësisht sa shumë punoj, marr vetëm 35 000–40 000 lekë në muaj. Shtatë persona të jetojnë me 40 000 lekë në muaj, kur duhen paguar faturat, lëre pastaj shpenzimet e spitalit etj. Po mendoj të emigroj. Po më doli mundësia, do të emigroj”.

Siç duket edhe nga kjo intervistë, faktorët ekonomikë janë mbizotërues. Megjithatë, realiteti dhe perspektiva janë edhe më të zymta për ata të kthyer që kanë mbetur pa punë për një kohë të gjatë. Duke mos pasur një punë në sektorin formal, shumë familje thonë se përpiqen të mbijetojnë me “ndihmë ekonomike”, pensionin e vogël të prindërve, dërgesat në para nga të afërmit, pagesat e aftësisë së kufizuar ose fitimet nga ndonjë punë rastësore në sektorin informal.

Ndërkohë, vlera e “ndihmës ekonomike” dhe e burimeve të tjera të përmendura është e vogël – e pamjaftueshme për t’i nxjerrë nga varfëria familjet e kthyera – dhe nuk e ngushton hendekun e pabarazisë.

Mira, një grua nga Kukësi, shpjegon: “Ne jetojmë me “ndihmë ekonomike” nga shteti. Po a janë mjaftueshëm 5 000 lekë ndihmë ekonomike? Nuk po kërkojmë para pa punuar, nuk e duam fare ndihmën ekonomike. Ne duam punë, duam të punojmë, një punë për burrin”.

Si rrjedhim, papunësia/nënpunësimi, pagat e ulëta dhe, në një shkallë më të vogël, nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës janë faktorët kryesorë që i shtyjnë të riemigrojnë në vendet e BE-së.

Statistikat tregojnë se, në vitin 2018, PBB-ja mesatare për frymë në Shqipëri arriti në 31 për qind të mesatares së BE-së. Krahasuar me vende si Holanda, Gjermania, Belgjika, Franca etj., ky tregues ishte shumë më i ulët.

A migrojnë të kthyerit shqiptarë ose segmenti më i varfër i popullsisë në këto vende, për shkak të nivelit shumë më të lartë ekonomik dhe shoqëror apo është migracioni i tyre i mundshëm një pasqyrim i pamundësisë për të plotësuar nevojat bazë në vendin e tyre?

Edhe pse faktorët shtytës dhe tërheqës ndërveprojnë e mund të mos jenë të ndarë, në thuajse të gjitha intervistat dhe diskutimet në grupet e fokusuara, pjesëmarrësit theksuan se ata migronin për shkak të kushteve të vështira ekonomike në Shqipëri.

Sipas Burimit, një i kthyer i papunë nga Kukësi: Ne duam punë. “Nëse Shqiptarët kanë mundësi të punojnë, sikur edhe një person për familje, në Shqipëri, nuk mendoj se njerëzit do të donin të migronin. Ne nuk pretendojmë të jemi Gjermania apo Zvicra, apo Franca. Duam kushtet minimale të jetesës. Po këtu nuk ka asnjë mundësi punësimi”.

Të përballur me papunësinë, disa prej familjeve të kthyera jetojnë me ato që kanë kursyer gjatë qëndrimit në vendin pritës si azilkërkues.

Megjithatë, kursimet e tyre janë të kufizuara dhe mbarojnë shpejt, çka shkakton stres dhe pasiguri për të ardhmen e familjeve të tyre. Fatmiri, një azilkërkues i kthyer nga Korça, tha: “Ne jetojmë me kursimet nga Gjermania, po deri kur?!”

Krahasimi i faktorëve shtytës përpara dhe pas kërkesës për azil zbulon se procesi i riintegrimit, të paktën për disa prej komponentëve të tij themelorë (si punësimi, mbrojtja sociale, kujdesi shëndetësor dhe siguria) nuk kanë qenë siç pritej. Shumë azilkërkues që janë kthyer në Shqipëri theksojnë se gjendja e familjeve të tyre, krahasuar me periudhën përpara se të aplikonin për azil, “nuk ka ndryshuar” ose është “më keq” ose “shumë më keq”.

Si rezultat, migracioni mbetet i vetmi mekanizëm përballues, që u jep mundësinë të nxjerrin familjen nga varfëria ose nga një situatë e vështirë ekonomike, borxhi i vazhdueshëm. Shumica e të kthyerve thonë se, në rrethanat aktuale, emigracioni drejt një vendi të BE-së do të përmirësonte shumë situatën financiare të familjeve të tyre dhe do të ofronte një perspektivë të qartë në të ardhmen për fëmijët e tyre.

Dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët del pothuaj në të gjitha diskutimet dhe intervistat. Ajo perceptohet si arsimim më i mirë dhe më shumë mundësi për punësim në të ardhmen në sektorin formal.

/Revista Monitor/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar4 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix6 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix6 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix6 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix6 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar6 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix7 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix7 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix7 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook