Lidhu me ne

Kryesore

Mjeku Genc Sulçebe: Shenjat që tregojnë se një person është me Covid

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe renditi shenjat, të cilat sipas tij tregojnë se një pacient është i prekur me coronavirus. Ai shtoi se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë.

“Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimptomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja, dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”, tha ai për Euronews.

Ai foli edhe për testimet e shpejta, ndërsa tha se efektshmëria e tyre është në studimet epidemiologjike pasi nuk kanë efektin e testimit molekular.

Testimet e shpejta janë efikase, janë të lira dhe e kapin virusin me shpejtësi. Kanë një mangësi se ato nuk e kanë ndjeshmërinë e testimit molekular, por janë të dobishme për studime epidemiologjike në vatra, p.sh në shkolla”, tha ai.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të marrin paraprakisht vitaminë C dhe D si masë mbrojtëse ndaj coronavirus, por për këtë veprim doktor Sulçebe ka një këshillë për pacientët:

“Medikamentet anti-virale janë të pakta. Është vështirë të kesh medikamente ndaj viruseve, sepse ai futet në qeliza. Opinioni shkencor, vitaminat nuk kanë asnjë efekt në asnjë sëmundje. Këto janë psiko-terapi për të qetësuar pacientët. Të thuash se po bëj një trajtim me vitamina është e gabuar. Ka disa të dhëna jo shkencore, që vitamina C mund të lehtësojë infeksionin, por këto janë gjëra jo të prera”, tha ai.

Ai theksoi se Covid-19 ngjason me një grip të zakonshëm, por shkalla e vdekshmërisë është shumë më e lartë në krahasim me gripin e zakonshëm.

“Është një sëmundje vetë-shëruese, që është vetë sistemi imunitar që e mund atë. Është një grip i zakonshëm. Dallimi është se jemi 3-5 herë mbi gripin normal. Gripi mesatarisht ka një të vdekur për 1000 banorë, ndërsa virusi ka 3-5 vdekje për 1000 banorë”, shtoi ai.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook