Kryesore
Berisha: Do e zbuloj në momentin e duhur se ku do kandidoj

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk e ka sekret se ku do kandidojë për zgjedhjet e vitit që vjen.
Berisha tha se do zbulojë zonën elektorale kur të jetë momenti i duhur.
“Sali Berisha është ndarë me historinë. Edhe kur isha në funksione nuk punoja për histori, por për interesin e publikut.
Ku do të kandidoj unë do ta them në momentin e duhur bashkë me kryetarin e partisë.
Nuk ka njëri që ka më pak sekrete më pak mbi tokë, por ja që e kam edhe unë një sekret”-tha Berisha.