Kryesore
Fatmir Mediu takime në qarkun e Dibrës / Vendi është zhytur në papunësi dhe varfëri
Qarku i Dibrës është zhytur në papunësi dhe varfëri. Situata e rëndë shëndetësore e Covid-19, pamundësia për t’a përballuar finaciarisht, po shoqërohet me shkatërrimin e ekonomive familjare dhe e vetmja mundësi ekonomike është ndihma nga emigracioni.
Pjesa më aktive, rinia dhe profesionistët janë larguar në emigracion. Kjo situatë e rëndë, ku ekonomia po shkon drejt kolapsit, ka ardhur si pasojë e korrupsionit, shpërdorimit të taksave për interesa klienteliste nga qeveria Rama.Shqipëria, e cila u bë anëtare e NATOs dhe ishte pranë BE nga qeveria Berisha, sot ka një qeveri që po shkatërron çdo mundësi që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Absurde dhe antishqiptare janë debatet e nxitura qëllimisht rreth “Shtëpisë së Verdhë” nga Rama dhe sekti i tij. Ato janë një lojë politike antikombëtare, në kurriz të Kosovës, që i interesojnë vetëm Vuçiçit dhe Beogradit.Qartësisht për Ramën, shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, janë kundërshtarë, ndërsa Vuçiçi partner.