Lidhu me ne

Temporal

Mjalti i mjaltit

Nga Çapajev Gjokutaj

Evlati i evlatit si mjalti i mjaltit. Ky proveb, tha Lilua, më kujtohej shpesh gjatë javëve që ndenja te ime bijë, në Austri.

Më këpuste malli për Erlisin, djalin e djalit, që e kam këtu. S’thonë kot, largësia ndez dashurinë.

Si heshti një copë herë shtoi: Ashtu, në vetmi, vrisja mendjen: pse mbesat dhe nipërit i duam më shumë se ç’kemi dashur fëmijtë tanë, kur ishin të vegjël?

Se atëhere kishim shumë gjëra për të bërë e për të ndjerë ekzistencën, tha Qaniu. Tani jemi të moshuar e ndihemi më të dobët. Dhe dobësia zbutet duke u afruar e shkrirë me tjetrin.

Jo vetëm kaq, ndërhyri Lilua, me kalimin e moshës të rriturit që kemi për rreth na fusin në kallëpin ‘plak’. Dhe dashuria për plakun është dhe s’është dashuri, se vjen e përzihet me përkujdesje, me mëshirë; hera-herës dhe me nënvleftësim: frymë e vjetër, nis e rrjedh. Kurse fëmijët s’e dinë akoma stereotipin ’plak’. Na japin dashuri të çiltër, shqeto, të papërzier…

I duam më shumë se ç’kemi dashur fëmijët tanë, përsiata unë, ngaqë mosha dhe përvoja na bëjnë më të ndjeshëm e më të kujdesshëm.

Kurse Naqja e shpjegonte ndryshe: tani ndihemi më pranë fundit, nipërit e mbesat na krijojnë ndjesinë e vazhdimësisë dhe kështu na ndihmojnë ta harrojmë sadokudo sosmënë.

Një qasje më praktike kishte Ilmiu. Nervat na janë dobësuar, thoshte, ndaj ënda na e ka t’i ikim seriozitetit e të bëjmë si kalamaj. Në shoqërinë e nipërve dhe mbesave e plotësojmë këtë dëshirë, pa rrezikuar që të tjerët të thonë: kaq e pati dhe ky, roiti.

Sa të ngeshëm jeni, ndërhyri kamarjerja që nga banaku. Kur vete e takoj mbesën më duket sikur fluturoj dhe s’kam nge ta vras mendjen si e qysh.

I dhashë të drejtë. Dhe mua m’u kujtua filozofi që tha se dashuria është ndjenjë që do përjetuar dhe jo analizuar, sepse kur përpiqesh t’i gjesh shkaqe e kuptime, avullon e bëhet gjë tjetër.

Kur po kthehesha në shtëpi, risolla dhe një herë në mend gjithë shpjegimet. Mosha, dobësia, përvoja, frika e vdekjes, dëshira për çilimillëqe. Të gjitha këto, më shumë se dashuri  për të vegjëlit, ngjajnë si mjete për t’i shërbyer vetes.

Ky arsyetim i beftë po më krijonte një ndjenjë faji. Për dreq m’u ndërmend Niçja që thoshte se çdo dashuri është dashuri për veten. Ajo që doni nuk është tjetri, por ndjesia e këndshme që dashuria krijon tek ju. Dashuroni dëshirën jo të dëshiruarin, thoshte filozofi.

E gjete dhe fajtorin, shpotita veten dhe sërish i dhashë të drejtë kamarieres. Dashuria është marrëdhënie që na zbukuron jetën si ne, si vocërrakëve. Dhe këtu mbaron historia.

Pse duhet të lejojmë që arsyetimet dhe gjykimet t’i fusin hundët kudo!? Ndjenja është ndjenjë shqeto kur nuk përzihet me gjëra të tjera, aq më pak me mendimin.

( Nga cikli ‘Kafe për llafe’ )

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook