Kryesore
Fatmir Mediu / Shtëpia e verdhë një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar
Kreu i PR, Fatmir Mediu nga studio e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se figura e Lulzim Bashës si politikan dhe arritjet e tij janë shumë më lart sesa ajo e kryeministrit aktual Edi Ramës.
Shtëpia e verdhë një lojë e ndyrë kundër interesit kombëtar shqiptar Një lojë pa skrupuj e Ramës në dëm të Kosovës dhe që i shërben vetëm Vucic dhe Serbisë
Fatmir Mediu
Vucic kërkon të përsërise skenarin e Nagorni Karabak në Ballkan bashkë me Rusinë
Mediu: Basha ka shërbyer në UNMIK duhet të jemi krenarë, Rama me politikën e tij po bën pis vendin
Mediu në fjalën e tij thekson se Basha është një lider larg vulgaritetit dhe banalitetit.
Sipas tij me arritjet që ka pas lideri demokrat në kohën kur ai ka qenë ministër i Jashtëm duhet të na bëjë krenarë.
“Opozita nga ana tjetër ka lidërshipin e vet Basha ndryshon shumë nga ai që është i pari i shtëpi, nuk fyen nuk shan, nuk është arrogant. Ne duhet që të ndërtojmë polin shqiptar që duan mirëkuptim dhe ecjen para të shqiptarëve.