Lidhu me ne

Radar

Bujtinat që e kthyen Vërmoshën në një ‘fshat zvicerian’

Investimi i fundit i bërë në Vërmosh i ka dhënë një ngjashmëri të madhe me fshatrat karakteristike, piktoreske të Zvicrës.

Investitorët janë katër ish-emigrantët, Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maracaj, të cilët janë kthyer në vendlindjen e tyre për ta transformuar.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama i ka vlerësuar këta investitorë me një medalje, për tranformimin e godinave të vjetra në bujtina me të gjitha kushtet dhe standardet e destinacioneve europiane.

Në një nga postimet e tij të fundit në rrjetet sociale, Rama e krahason foton e bujtinës me një pamje zviceriane.

“Jam aq i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu, që fillimisht e pashë në disa materiale që më çuan si informacion nga fondi shqiptar i zhvillimit gjatë kohës që po ndërtonin Qendrën e re Turistike të Vermoshit dhe s’besova që ishte reale dhe m’u duk, thashë kushedi, mos po bën dikush shaka. Pastaj mora Tonin, i çova dhe fotot, dhe më tha që janë 4 djem tanët të Kelmendit dhe për ta shprehur këtë kënaqësi që buron nga mirënjohja e madhe për faktin që është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg. Është një shembull kuptimplotë dhe për ne dhe qeverisjen vendore.”- tha Rama.

Më poshtë do të gjeni pamjet e ambienteve në brendësi të bujtinës, së cilës ju desh një vit për t’u ndërtuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook