Kryesore
Genc Ruli: Në zgjedhje, edhe socialistët do votojnë kundër Ramës. PD kot merakoset për partitë e reja
Genc Ruli, PD
Demokrati Genc Ruli thotë se qytetarët janë ngopur me Ramën në pushtet. Madje, sipas tij në zgjedhjet e ardhshme edhe socialistët do votojnë kundër.
Një mesazh Ruli ka dhe për partinë e tij, kur thotë se PD nmuk duhet të merakoset për partitë e reja.
“Qytetarët janë ngopur me qeverinë e Ramës, me një arrogancë që edhe prag të fushatës të tregohet arrogance. Kjo e ka bërë elektoratin në mënyrë masive edhe ata që janë të majtë në mënyrë tradicionale, do të duan që të votojnë kundër Ramës, pasi e dinë se që t’u përmirësohet jeta duhet të largojnë Ramës.
Ata e dinë se në këtë rast nuk ka një stacion të ndërmjetëm, ky është stacioni i fundit. Nuk besoj se do ta harxhojë te një pushkë që nuk plas, por te topi që lëshon gjyle. Këtu mendoj se PD-ja ka një merak të kotë dhe duke sharë këto mendon se po ruan elektoratin. Detyra e opozitës është që të fitojë elektoratin gri”, tha Ruli në emisionin PolitikON.