Lidhu me ne

Kryesore

A ka një marrëveshje me Ramën për ta bërë Topallin presidente ?

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë një interviste në Euroneës Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marrëveshje me kryeministrin, Edi Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të 25 prillit. Topalli tregoi se gjithçka është shumë larg të vërtetës dhe theksoi se me Ramën ka pasur vetëm një komunikim të vetëm që nuk ka pasur të bëjë me politikën.

“Është shumë e vjetër dhe kjo… Nuk kam asnjë komunikim me Edi Ramën, kam pasur komunikim vetëm njëherë kur kishte një rast të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim dhe një familje më kërkoi që të ndërhyrja për të zgjidhur një problem dhe me sa kam digjeni ai i është përgjigjur familjes që kishte problemin. Më vjen shumë keq që janë aq larg të vërtetës”, tha Topalli.

Ish-kryetarja e Kuvendit tha se nuk përjashtonte mundësinë për të bashkëpunuar me forca të tjera të djathta.

“Asnjëri nuk ka luksin për të refuzuar tjetrin përballë tre njerëzve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarët. Nuk është momenti për të parë defekte por është shansi për ti dhënë mundësi vendin qe të mos rrëshqasë më tej”, tha ajo.

Topalli tha se, beteja e saj është kundër Ramës, Bashës dhe Metës dhe shtoi se krijimi i forcës së saj është të ndihmojë demokratët të vijnë në pushtet dhe jo e kundërta.

“Probabiliteti dhe sondazhe flasin se mund ta marri përsëri Rama dhe kjo do të ishe fatale për vendin”, deklaroi ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook