Lidhu me ne

Kryesore

Tirana s‘mund të mbetet peng i Veliajt

Nga Artan Hoxha

Na presin 4 muaj ferri, në trafikun e çmendur të Tiranës…

Nga sot 26 tetor 2020, deri më 26 shkurt 2021, kryeqyteti i Shqipërisë është i detyruar t’i nënshtrohet një rregjimi ferri për qarkullimin rrugor.

Për 4 muajt në vijim, çdo përdorues mjeti, të cilin e detyron puna apo hallet, të lëvizë në rrugët e kryeqytetit, do të jenë vërtetë një sakrificë durimi dhe tendosje maksimale nervash.

Nuk të bën derman, as çfarë mjeti përdor, as çfarë orari zgjedh për të qarkulluar, as semaforët që më tepër ngatërrojnë se rregullojnë punë, madje as policët e qarkullimit.

Këta të fundit, në të vërtetë më të pafajshmit në këtë histori, do të hanë të shara nga mëngjesi deri në mesnatë për bllokimin e trafikut.

Nuk e di kush ka qenë ajo mendje ‘gjeniale’, që pikërisht në 4 muajt më të ngarkuar me trafik të kryeqytetit, ka gjetur këtë ‘zgjidhje’.

Janë 4 muajt e fundit të vjeshtës dhe palcës së dimrit, ku kushtet atmosferike janë më problematike se kurrë, me reshje të dendura. Janë 4 muaj kur nis procesi mësimor në universitete, gjë e cila rrit ndjeshëm trafikun në kryeqytet.

Janë muaj kur të gjithe kthehen nga pushimet, sado të zgjatura.

Kur ata që merren me punë stinore pranverë-verë në fshatra apo provinca, kthehen në banesat e tyre për të kaluar stinën e vështirë të dimrit.

Janë muajt e festave të mëdha, festat e nëntorit, festat e fundvitit, festat e shkurtit.

Është koha kur emigrantët kthehen nga jashtë, për të kaluar me familjet e tyre festat e fundvitit…

Nuk po merrem me rrugët e ngushtuara në mënyrë kriminale.

Nuk po merrem me korsitë e biçikletave, që janë zgjeruar aq shumë, por ku lëvizin aq pak përdorues.

Nëse hapësira që u është lënë biçikletave, do t’u ishte kushtuar, ambulancave, taksive apo autobuzave urbanë, do të ishte gjysma e së keqes.

Trafiku do të ishte zbutur sado pak edhe nëse korsitë e biçikletave, do t’u ishin dedikuar betoniereve, kamionëve të tonazhit të rëndë apo trajlerave që qarkullojnë me çfarëdo lloj ngarkese, kur u do kokrra e qejfit.

Por sakën se sëmuresh dhe duhet të shkosh në spital. Lutju Zotit të të mbajë me frymë, që kur të mbërrish te dera urgjencës, sëpaku të kesh mundësi t’i lesh amanetet mjekut.

Nga sot për 4 muaj dimri, qytetareë të kryeqytetit dhe çdo përdorues i rrugëve të Tiranës, do mallkoni veten nga mëngjesi në darkë, kur do t’u duhet që në mëngjes të çoni fëmijët në kopësht apo shkollë, të shkoni në punë.

Pastaj në mesditë, kur do të merrni fëmijët nga shkolla, të ktheheni nga puna në banesë.

Do mallkoni veten, kur do t’u duhet nga Kombinati të shkoni në Kinostudio, në Ali Dem, lëre pastaj nga Kamza në Tiranën e Re.

Një pyetje e thjeshtë, pse nuk u bë ky bllokim gjatë muajve të nxehtë të verës, kur Tirana boshatiset, kur kushtet atmosferike të lejojnë të punosh në objekt 24 orë, kur qytetarët shkojnë me pushime, shkollat dhe universitetet mbyllen????!!!!

Në fakt mendja ‘gjeniale’, që vendosi të bllokojë trafikun e Tiranës, ku qarkullon mbi 60 % e popullsisë së vendit, pikërisht gjatë dimrit, padashur na ka bërë një nder të madh.

Sa herë të shikoni në ekran kryetarin e bashkisë, që bën propagandë, kujtohuni kush u ka humbur çdo dite nga 3-4 orë të jetës suaj në trafik.

Mos mallkoni më kot veten, apo qytetarin që qarkullon krah jush, është tjetër kush përgjegjësi për gjithë këtë katrahurë.

Fushata elektorale sapo ka nisur.

Zgjedhjet janë përpara.

Mblidhini gjithë mallkimet dhe orët e jetës suaj, që do t’i humbni në trafikun e ferrit të Tiranës, çdo ditë nga ky moment dhe kthejini në votën tuaj me 25 prill…

Ky qytet nuk mund të mbetet peng i një kryebashkiaku që na vështirëson jetën çdo ditë.

Që në vend të pyllit orbital, mbjell beton orbital.

Që në vend të zgjidhjes së problemit të trafikut, e kthen në ferr të vërtetë për qytetarët.

Që mburret se ka hapur korsi biçikletash, por në rrugët e ngushtuara qarkullojnë pa pushim çdo 24 orë, betonieret dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Që ulërin se ka pastruar ajrin në kryeqytet.

Po si mund të pastrohet ajri, kur mban të bllokuara në çdo cep të Tiranës, dhjetëra mijëra automjete, që mbeten të ndezura dhe vetëm lëshojnë dioksid karboni?!

Nëse harroni çfarë do hiqni e mallkoni këto muaj dimri, në trafikun çmendur të Tiranes, askush nuk ua ka fajin…..

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook