Mix
Ezeli ( Kenan İmirzalioğlu ) bëhet baba për herë të parë
Aktori Kenan İmirzalioğlu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal janë bërë prindër për herë të parë! Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, të cilat kanë njoftuar se Sinem dhe vajza, Lalin, janë në gjendje të mirë shëndetësore.Sipas mediave turke, aktori ka prenotuar një kat të spitalit, duke mos lejuar askënd të hyjë veç stafit mjekësor dhe familjarëve.
Çifti la spitalin sot dhe paparacët ishin aty për të kapur këtë moment kaq domethënës për çiftin. Kenan dhe Sinem u martuan 4 vite më parë, ndërsa lajmi për pritjen e ëmbël u bë publik në maj. Javën e kaluar ata bënë të ditur se do ta quanin vajzën e tyre Lalin.