Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj, çuni i pastrueses që e mbolli Tiranën me kullat e oligarkëve

Mayor of Tirana Erion Veliaj Threatens to Revoke License of Protesting  Public Transport Providers - Exit - Explaining Albania

Në një nga daljet elektorale të ditëve të fundit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmendi vështirësitë e rritjes së tij, punën e nënës së tij si fasone apo pastruese, megjithëse me dy fakultete, dhe e cilësoi këtë fakt si premisë për sukses. Veliaj e përballi punën e pastrueseve apo fasonëve me parazitërinë dhe dëshpërimin e gërr-vërreve të “borgjezëve”, që kanë shtëpi në Rolling Hills apo janë rritur në bllok dhe thonë tani: “U bënë këta çunat e pastrueseve” duke ua dhënë turinjve të parëve:

“Pooooo, çunat e pastrueseve, gocat  e rrobaqepseve, fëmijët e hidraulikëve, kalamanjtë e elektricistëve, ata që janë rritur me halle do ta drejtojnë këtë vend. Jo ata që janë rritur në bllok, jo ata që përçajnë dynjanë, jo ata që menaxhojnë llogje, thashetheme, shpifje e helm për këdo që prek punë me dorë. Kush është rritë i ndershëm, me dinjitet, me djersën e ballit të vet, ata do ta trashëgojnë Shqipërinë.”

Sigurisht ky tekst është i pamjaftueshëm pa intonacionin, lojën aktoriale dhe duartrokitjet e vegjëlisë që po ngazëllehej nga kjo fitore e saj ndaj “borgjezisë” së Rolling Hills.

Ky diskurs i tij, alla komunist i 45-50-ës, ishte në vazhdën e profilit kitsch-ist rilindas, themeluesi i të cilit është ai vetë. Sipas atij modeli, filli retorik përshkruhet nga entuziasmi, fryma e masës, koha e re, optimizmi, duartrokitja. Ndërsa antiteza është borgjezia, rollinghillsat, gjakpirësit që bëjnë para pa punë, parazitët e vilave “që nuk do ta gëzojnë Shqipërinë”.

Por në fakt Erion Veliaj, sot, është përfaqësuesi më i fuqishëm i interesave të oligarkëve të Shqipërisë, është beniamini bash i atyre që shante në takimin me vegjëlinë.

Ai është kryeoligarku real i Tiranës. Ai që ndan tortën e tokës dhe lejet e ndërtimit. Ai që mbjell 5 pemë dhe pastaj, pas tyre, në zonë të gjelbër ndërton 10 pallate. Por ndryshe nga pemët, për pallatet ai nuk bën kronika. Ato nuk vijnë në ekranin e televizorit, ato i shohin veç banorët e zonës që u zihet fryma përditë. Veliaj është shumë më i rrezikshëm sesa Rama. Metodat e tij lejfeniste por të sofistikuara, arrijnë të fshehin apo manipulojnë të vërtetat që kanë kundër dhe të zbukurojnë çdo lloj pune të parëndësishme. Retorika e tij populiste është mjaft e rrezikshme pasi arrin të ndikojë vegjëlinë përmes shitjes si njeriu i tyre. Dhe më e keqja, pakkush nga ata që kanë aftësinë ta kuptojnë manipulimin mundet të reagojë. Dritaret e komunikimit me publikun janë të parat që u pushtuan përmes blerjes dhe tani shërbejnë si tellalle të propagandës së tij. Edhe ndonjë që tenton të shkruajë ndonjë gjë i mbyllet goja përmes pronarëve ose etiketohet si dele e zezë e mohues i punës së Kryetarit në daljet publike që përforcohen nga të gjitha dritaret e komunikimit publik dhe të paguarit e rrjeteve sociale.

Pamja e betoniereve dhe betonit ngjitur me Liqenin artificial
Ndertesa qe po mbijne ne zonen e Parkut te madh ngjitur me Unazen e re
Ndertesa ne zonen e Liqenit

Është e pamundur që Brenda një shkrimi të japësh informacion për gjithçka ndodh në Tiranë pasi edhe burimet e informacionit janë të kufizuara. Tirana është e madhe dhe shpesh për të gjykuar mbi të mjafton të fokusohesh në një zonë të caktuar.

Të marrim për shembull zonën e Liqenit të Tiranës, aty ku unë banoj. Dendësia e ndërtimeve aty është e tmerrshme, popullsia vuan shumë për të dalë nga rrugët e ngushta e pa trotuare ku një makinë duhet të tërhiqet me dhjetëra metra për të gjetur një xhep ku mund të shndërrohet me tjetrën që po vjen. Asnjë shkollë nuk ka aty megjithëse numri i banorëve justifikon edhe dy të tilla. Banorët detyrohen të çojnë fëmijët në shkollën më të afërt që ndodhet me kilometra larg. Trafiku është i jashtëzakonshëm, për të dalë nga ferri i rrugës paralel me Unazën duhen të paktën 20 min në mëngjes. Nëse do kishte hallin e “vegjëlisë” z. Veliaj do të ndërtonte një shkollë për ata banorë.

Por çfarë bën zoti Veliaj? Ai jep komplekse pallatesh pafund në një zonë të gjelbëruar, ngjitur me Unazën e madhe, në krahun e saj të djathtë kur shkon për Sauk. Me dhjetëra hektarë gjelbërim, çuditërisht e ruajtur prej vitesh nga babëzia ndërtuese, jepen këto kohë. E gjithë ajo zonë që mendohej se do pyllëzohej ose të paktën të rrinte e gjelbëruar siç ishte, u betonizua. Çfarë është ky pyll betoni që po ngushton gjelbërimin e Parkut të Liqenit Artificial? Po as për një shkollë nuk gjeti në atë hapësirë kur gjithë ata banorë po robëtohen çdo mëngjes për të kapur orët e mësimit të fëmijëve duke rrezikuar mbërritjen në orar në punët e tyre?

A është kjo një kryqëzim interesash mes “Kryebashkiakut të vegjëlisë” dhe oligarkëve që ndërtojnë atje?

Duke qenë se jam frekuentues i rregullt i parkut të Liqenit, ndeshem çdo ditë me këtë pamje, një ndërtesë e re po hedh shtat brenda parkut (e kam qarkuar me të kuqe). Kam një pyetje për zotin Veliaj.

Është e vegjëlisë apo e oligarkëve kjo ndërtesë zoti Veliaj?

Shumë banorë të Tiranës kanë ndërruar vendbanim me idenë e ikjes nga zhurmat dhe kaosi urban dhe kanë mbërritë në periferitë e largëta por të qeta. Dendësia e ndërtimeve është e madhe në qendër të Tiranës dhe njerëzit qoftë për arsye kostoje qoftë edhe për qetësi zgjedhin të banojnë larg. Mirëpo edhe këtu panorama nuk ndryshon. Shihni se ku është dhënë një leje ndërtimi (foto më poshtë). Banorët që blenë apartamentet në pallatin e vjetër u del përpara një mal betoni që ua sterron pamjen. Ata sot shohin t’u ngrihet as 4 m larg një pallat i ri, shumë katësh që përveç pamjes po ua merr edhe dritën. Duan të shesin por tashmë është vonë, askush nuk blen apartamentet e tyre.

Pallat në mes të një kodre me ullinj
Ndertim i ri vetem 3 m larg te vjetrit ne zonen e Liqenit
Distanca nga pallati ne pallat…

A është edhe kjo një rast kryqëzimi interesash me oligarkinë që merr nëpërkëmbë ”interesat e vegjëlisë”?

Raste të tilla ka me dhjetëra por unë u kufizova në një territor krejt të ngushtë të periferisë së Tiranës. Imagjinoni vetë se çfarë ndodh në qendër.

Gazeta express

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix7 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix7 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix7 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar7 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix7 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike7 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix7 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix7 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix8 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook