Lidhu me ne

Mix

Si të bëjmë një makeup perfekt për femra?

10 mjeshtri për super make-up

Nuk ke kohë për grim të kujdesshëm make-up? Mos u brengos: këto këshilla do t’ju ndihmojnë shumë, ndërkaq ju nevojiten më pak se 5 minuta. Mëso se si të bësh sa më mirë veprimet themelore make-up.

Përgatiti: Valbona Duga

Mjeshtëria 1:
PLOTËSIMI I VETULLAVE TË RRALLA
Qëllimi:
 Vetullat e theksuara ju ndihmojnë që t’i bëni sy më të theksuar.
Si të veprohet: Në qoftë se vetullat të janë të holla apo me rastin e ndukjes e ke tepruar, plotësoji me laps apo me pudër për vetulla (mund të shërbejë edhe hijesimi për sy ngjyrë të përshtatshme). Vajzat që kanë flokë të ndritshme duhet të zgjedhin nuancën e cila është pak më e errët se flokët, ndërkaq ato me flokë më të errëta – nuancë pak më të çelët. Me laps apo me brushë me maje të pjerrët, të cilën më parë e ke futur në pudër, plotësoji vetullat me disa veprime të shpejta anash, nga pjesa e brendshme drejt këndit të jashtëm të syrit. Kur të përfundosh, krihi vetullat nga poshtë-lartë (në qoftë se nuk ke brushë për vetulla, mund të përdorësh edhe brushë të vjetër dhëmbëve apo brushën e pastër të maskarasë së shpenzuar.
Koha: 1 minutë

Mjeshtëria 2:
QITJA E BAZËS NË KAPAKË TË SYVE
Qëllimi:
 Shtresa e hollë e bazës e cila qitet në kapakë ndihmon që të kapakët e syve të marrin ngjyrën e tenit të lëkurës. Në të vërtetë, kapakët natyrorë mund të duken të shkëlqyeshëm, edhe në qoftë se janë nga pak të njollosur (posaçërisht në qoftë se ke ten vezullues). Përparësia është: ajo është baza e shkëlqyeshme e hijesimit do të rrëshqasë më pak.
Si të veprohet: Me gisht me kujdes qit bazën nga linjat e qerpikëve deri nën vetulla. Pastaj qit pak pudër pluhur për të forcuar bazën. Mos i harro këndet e jashtme të syve – në qoftë se i shndrit pikat e errëta, sytë do të të duken më të shkëlqyeshëm.
Koha: 30 sekonda.

Mjeshtëria 3:
PËRDORIMI I LAKUESIT TË QERPIKËVE
Qëllimi:
 Qerpikët duken më të gjatë, ndërkaq sytë më të gjerë.
Si të veprohet: Lakuesin përdore në qerpikë të pastër (maskara i bën të ngjitshëm, andaj do të mund të ndukësh ndonjë qerpik, në qoftë se ngjiten për lakues). Mbështete lakuesin në rrënjë të qerpikëve, shtrëngoje 10 sekonda. Nëse dëshiron të kesh qerpikë super të lakuar, përsërite këtë veprim edhe në pjesën e mesme të qerpikëve, pastaj edhe në maje. Përfundoje me një shtresë të maskaraje.
Koha: 1 minutë.

Mjeshtëria 4:
FËRKOJI BUZËT NJËRA ME TJETRËN PAS QITJES SË KARMINIT
Qëllimi:
 Ndihmon në definimin e formës së buzëve, ndërkaq nuk do të ketë linja të dukshme që mund të vërehet në qoftë se më parë ke përdorur lapsin.
Si të veprohet: Fillo nga harku i buzës së epërme (thellësinë ndërmjet dy lakoreve) dhe me veprim të shkurtër e të kujdesshëm paso skajin e buzëve deri te këndet. Në buzën e poshtme tërhiq linjën nga njëri kënd deri te tjetri.
Koha: 30 sekonda.

Mjeshtëria 5:
THEKSIMI I FAQEVE ME HIJËSIM TË SHNDRITSHËM TË VIZËLLUESHËM
Qëllimi:
 I thekson sytë tuaj, i thekson faqet dhe i jep fytyrës sate freskinë.
Si të veprohet: Me brushëzën me maje sfungjeri qit hijesim pluhur (nuanca e verdhë e vizëllueshme i rri mirë secilës femër) me veprime poshtë-lart, nga maja e faqeve deri te gropat e syve. Nëse dëshiron të theksosh më shumë sytë, qit hijesim nën të dyja vetullat.
Koha: 1 minutë.

Mjeshtëria 6:
NGJYRA E BUZËVE E CILA DUKET E NATYRSHME
Gabim:
 Nëse qet disa shtresa karmini dhe përdor lapsin për buzë i cili nuk i përshtatet karminit tënd.
Këshillë: Dëshiron buzë të përsosura, karminin apo shkëlqimin qite me gisht – krijon një pamje pak si të njollosur dhe natyrore. Gjithashtu kujdesu që të zgjedhësh lapsin për buzë i cili i përshtatet përsosmërisht nuancës së karminit tënd apo ngjyrës natyrore të buzëve tuaja.

Mjeshtëria 7:
TË KUQTË QË NUK DUKET ARTIFICIAL DHE ME VIJA
Gabim:
 Nëse tenton “të krijosh” faqet, ndërkaq ngjyrën e qet deri te linja e rrënjëve të flokëve.
Këshillë: Të kuqtë duket më i mirë kur e qet vetëm në mollëza të faqeve. Rezultat më të mirë do të arrish me furçë me madhësi mesatare (në qoftë se furça është e madhe do të krijosh shtresa të të kuqit, në qoftë se është tepër e vogël do të bësh vetëm disa njolla). Pasi të kesh futur brushën në të kuqtë, duke shkundur me kujdes, hiq tepricën. Në qoftë se vëren në fund se në faqe ke qitur tepër të kuq, me sfungjer elimino tepricën.

Mjeshtëria 8:
VIJA PËRGJATË SYRIT

Nëse e tërheq vijën e trashë përreth syve – në fund sytë do të duken më të vegjël.
Këshillë: Vetëm ekspertët mund të krenohen me përdorimin e tushit për sy – ti më mirë zgjidh lapsin me të cilin më lehtë do të kontrollosh trashësinë e vijës. Fillo nga kapaku i epërm. Nga këndi i jashtëm i syrit tërhiq vijën në drejtim të këndit të brendshëm. Në kapakun e poshtëm qit ngjyrën në formë pikash ndërmjet qerpikëve, ndërsa në kënde pak thelloje vijën në drejtim të jashtëm.

Mjeshtëria 9:
I FSHEH GROPAT E SYVE
Gabim:
 Nëse zgjedh nuancë tepër të ndritshme të korrektorit do të arrish efekt të kundërt apo nëse qet tepër, korrektori duket më i mirë kur e qet një shtresë super të hollë.
Këshilla: Zgjidh korrektorin i cili është për një grimë më i shndritshëm se ngjyra e lëkurës (apo baza) dhe që ka primesa të verdha (jo të trëndafilta|) të cilat neutralizojnë ngjyrën e kaltër të gropave të syve. Me furçë të gjerë qit një sasi të vogël korrektori nën të dy sytë. Fillo nga këndet e errëta të brendshme, ndaji në drejtim të jashtëm dhe pastaj barazoji me sfungjer të njomur kozmetik.

Mjeshtëria 10:
FORMËSIMI I VETULLAVE
Gabim:
 Ndukja e tepruar apo prishja e formës së harkut.
Këshillë: Për disa minuta mbështet në vetulla një leckë të njomur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret (lehtëson ndukjen). Shfrytëzo piskatoren me maje të pjerrët për eliminimin e qimeve të shpërndara nën vetulla, duke pasuar linjën natyrore. Mos provo të formësosh apo të krijosh harkun – forma e vetullave me të cilat ke lindur më së miri i rri fytyrës sate. Kur i nduk qimet e vetullave, i tërhiq në drejtim të rritjes së qimeve dhe përherë eliminoji një nga një që rastësisht të mos e teprosh.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix4 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix4 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix4 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix4 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix4 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix5 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar5 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar5 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix5 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook