Aktualitet
Joe Biden: Do të ndihmoj Shqipërinë e Kosovën

Vetëm dy jave përpara zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, në një deklaratë të publikuar nga gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i referohet shqiptarëve dhe Kosovës.
Në deklaratën e postuar në rrjetin social Facebook të gazetës në fjalë, theksohet se ish-numri dy i Shtëpisë së Bardhë është një mik i hershëm i Shqipërisë, Kosovës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. Si president, Biden do të vazhdojë të mbështesë sigurinë e Shqipërisë, e zhvillimin demokratik dhe ekonomik në rajon. Një pjesë të rëndësishme të deklaratës e zë dhe Kosova, të cilën Biden e ka vizituar dy herë.