Lidhu me ne

Aktualitet

Spiropalizimi i Erion Velisë

Vendosja në vijë të parë të fushatës e Veliajt mund të ishte një gjë normale për shkak të pozicionit të tij në organizatë, por fjalori që i është caktuar për të ndërtuar diskurin e tij po e kthen në një kapter të rëndomtë të banalitetit rilindas.

Armand Shkullaku

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fushatës paraelektorale që sapo ka nisur. Por nuk janë cilësitë e tij të larta të shërbimit, motivi i vetëm që e ka shtyrë Ramën në këtë përzgjedhje.

Në keqpërdorimin që kreu i Rilindjes po i bën këto ditë njërit prej njerëzve kryesorë të organizatës, vërehet qartë një lloj dëshire perverse për ta spiropalizuar plotësisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe për ta njehsuar atë me tipologjinë rilindase që eleminon çdo lloj individualiteti. Daljet e fundit në publik të Velisë, janë identike nga forma dhe përmabjtja me të gjitha fjalimet propagandistike të spiropalistëve që përdor Edi Rama, herë kundër opozitës, herë kundër presidentit e herë kundër mediave.

Vendosja në vijë të parë të fushatës e Veliajt mund të ishte një gjë normale për shkak të pozicionit të tij në organizatë, por fjalori që i është caktuar për të ndërtuar diskurin e tij po e kthen në një kapter të rëndomtë të banalitetit rilindas.

Erion Veliaj është munduar vitet e fundit t’u qëndrojë larg përplasjeve të rëndomta dhe me gjuhë urrejtje për kundërshtarët politikë. Propaganda e tij, pavarësisht mbidozave që shkaktonin të përziera në stomak, ka qenë e drejtuar më shumë tek qytetarët e Tiranës se sa tek konflikti politik. Me hipokrizinë e tij karakteristike, Veliaj është munduar të veshë maskën e politikanit që para akzuave zgjedh punën, që në vend të përplasjes preferon bashkëpunimin, që më shumë se për politikën e ditës pëlqen të flasë për projektet e së ardhmes. Ky profil i sajuar dhe mundësitë e shumta që ofron pushteti i numrit një të kryeqytetit, e kishin distancuar Velinë nga sivëllezërit e tjerë të Rilindjes, duke e rritur projektimin e tij si pasardhësi i vetëm i Edi Ramës në krye të organizatës.

Një pjesë e mirë e rivalëve të tij ose u eleminuan, si rasti i Saimir Tahirit, ose u njollosën si ministra të Edi Ramës. Të tjerët që mbetën në garë, konkurronin vetëm në shërbimin sa më orgazmik ndaj liderit të tyre. Perceptimi se Veliaj po vepronte sipas një projekti të qartë politik personal, disa shkrime në mediat e huaja, afërsia e tij me disa diplomatë të rëndësishëm në Tiranë, marrëdhëniet kompromentuese me pjesën dërrmuese të mediave, rrethi i të besuarve të tij që sa vjen dhe shtrihet brenda organizatës, por mbi të gjitha pëlqyeshmëria në sondazhe brenda socialistëve, madje shpesh edhe mbi vetë Edi Ramën, duket se kanë qenë vendimtare që ky i fundit ta zbresë në fushë duke i veshur uniformën e të gjithë spiropalistëve të tjerë.

Në këtë rol të ri, Veliaj futet në garë si një nga konkurrentët për të merituar vëmendjen e liderit dhe jo si favoriti për ta pasuar atë. Edi Rama nuk ka menduar thjesht dhe vetëm një strategji për të ulur nivelin e marrjes me kundërshtarin politik (si dikur veproi me Shalsin kundër Olldashit) por edhe një lloj hakmarrjeje ndaj dikujt që është rritur më shumë seç duhet nën hijen e tij. Duke e vënë në rolin e “skifterit” të fushatës, i bindur se Veliaj ka më shumë trajtat e pilivesës, Rama po e banalizon në ekstrem profilin e kryetarit të bashkisë. Ai po e kthen atë nga një kopje aspirante të tij, në një kopje ambicioze të Elisës.

Në fakt ky do duhej të ishte edhe pozicioni i përshtatshëm i një tipi si Erion Veliaj, i cili përrallën e individit të vetëbërë, nisi ta besonte edhe vetë. Rama thjesht e ka kthjelluar dhe i ka caktuar rangun ku duhet të militojë. Dhe këtu duhet të japë prova për një vend nderi sepse gara mes spiropalistëve, që dinë se ku duhet t’ia bëjnë shërbimin shefit, është e fortë. Nga kryebashkiak në kryespiropalist, kjo është sfida që Rama i ka caktuar Erionit dhe ky, si një njeri i papërtuar që është, i ka hyrë tashmë punës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook