Lidhu me ne

Aktualitet

Kush e vrau biznesin e vogël: Pandemia apo Qeveria?

Evelina Çela*

Qeveria betohet në çdo dalje publike e sidomos në periudhe fushatash që biznesi i vogël është subjekt i shqetësimeve të saj të pandërprera. Shifrat tregojnë se rreth 70 % e bizneseve janë në prag falimentimi  (e shumë të tjera të falimentuara) dhe nuk dihet saktësisht sa mund të ketë mbetur numri aktiv i të punësuarve kur çdo ditë shqiptarët humbin vendin e punës e për pasojë niveli i papunësisë në vend kap shifra alarmante.

Numri i qytetarëve që largohen për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë është shqetësues. Largimet masive kane kapur shifrën 219 mijë azilkërkues, gjysma e të cilëve janë mosha te reja. Është ky vallë një gabim i zhdukur që nuk ka më rëndësi ekonomike dhe as politike?  Biznesi i vogël është i nevojshëm për popullsinë e çdo shteti demokratik, burim I krijimit te shtresës së mesme dhe kjo pavarësisht faktit që kapitalizmi ka kohë në Shqipëri.

Nëse i referohemi shteteve me të zhvilluara perëndimore me një ekonomi të qëndrueshme, klima financiare-ekonomike që organizon qeveria është kusht i parimeve demokratike. Në Shqipëri, ne e kemi konstatuar si e ka trajtuar kjo qeveri biznesin e vogël përpara dhe gjatë periudhës së pandemisë: pagat kanë ardhur gjithnjë duke u zvogëluar kurse taksat vazhdojnë të jenë të larta.  Qeveria gaboi duke u treguar e paaftë dhe jo transparente ne përcaktimin e kategorive që do të mbështeteshin me pagën e luftës siç parashikuan. Sipërmarrësit e kanë të pamundur pagesën e pagave të punonjësve në mungesë të fitimit, por shteti nuk i është përgjigjur as në këto kushte me uljen e taksave.

Në fakt, të gjitha shqetësimet e autoriteteve për biznesin e vogël fillojnë dhe mbarojnë me punën e organeve tatimore dhe të inspektimit. Çdo gjë tjetër i ka kthyer shpinën. Për biznesin e vogël çmimet e larta të qerasë janë të papërballueshme dhe nuk u ofrohen as resurse të favorshme kredie që lejon fillimin dhe mbështetjen e mëtejshme të biznesit duke e zhvilluar atë me tej pse jo në biznes të mesëm. Sot biznesi i vogël nuk gëzon as simpati as keqardhje prej qeveritarëve.

Sa i përket prodhuesve të mëdhenj ata nuk kanë probleme e as nevojë për biznesin e vogël, kjo për arsye sepse ata ndërtojnë rrjetet e tyre të shpërndarjes dhe krijojnë tregtarë shumice. Në këtë mënyrë krijohet monopoli në shitje i cili eliminon konkurrencën e panevojshme kur produkti i së njëjtës kompani është në luftë me vetveten për shkak të konkurrencës së ndërmjetësve. Kështu, biznesi i vogël si ndërmjetës përjashtohet nga jeta si i panevojshëm.

Gjetja e një produkti më të lirë diku për ta rishitur me një çmim më të lartë nuk është më e mundur në epokën e rrjeteve të tregtarëve të mëdhenj. Biznesi i vogël nuk mund të shesë më lirë sesa tregtarët e mëdhenj, kjo pasi përveç huave qe ata kane ne kurriz, janë te ngarkuar edhe me kostot e qirasë dhe pagat e stafit të tyre si dhe duke u përballur me një administratë që abuzon çdo ditë me ata, me mohimin e aksesit në drejtësi duke ju prerë shpresën e së ardhmes.

Ndër politikat kryesore që mund të përmendim janë: përmirësimi i kuadrit ligjor dhe institucional, stabiliteti dhe rritja e qëndrueshme ekonomike, përmirësimi i infrastrukturës, përmirësimet në klimën e biznesit etj. Ashtu sikurse investitori i huaj duhet të ndihet i sigurt, që do të trajtohet nga ana e shtetit pritës me drejtësi dhe pa diskriminim ashtu edhe sipërmarrësit e vegjël duhet të kenë të njëjtin trajtim brënda shtetit të tyre.

Por, çfarë taksash kemi ne krahasuar me shtetet fqinje nëse hedhim një vështrim përreth? Sa u reduktuan taksat në varësi të llojit të biznesit përgjatë 8 viteve të fundit? A pati përmirësim kuadri ligjor taksor në mbështetje të politikave lehtësuese çështje të ngritura jo rrallë herë në debatet politike të qeverisë?

Atëherë si ta kuptojmë objektivin e qeverisë aktuale dy mandate radhazi sa i përket zhvillimit të shpejtë ekonomik duke filluar që nga mbështetja e biznesit të vogël, rrogës minimale te premtuar qe kurrë nuk u realizua (detyrë kjo që paraqitej si me e thjeshta për qeverinë e sotme. A duhet të besojmë realizimin e objektivave të tjera të cilësuara si më të rëndësishme, të premtuara, të cilat kërkojnë më tepër punë, kosto, siguri ligjore e të tjerë), luftën ndaj korrupsionit, e më pas përmbushjen e gjithë kritereve të tjera të vendosura nga BE për tu bërë pjesë e saj, e shumë objektiva të tjera qe tani papritur i përkasin se ardhmes, të cilat kanë filluar të përsëriten në ekranin e televizorit me shpresën për të përfituar një mandat të tretë?

Në periudhat midis viteve 2008-2011, rritja ekonomike e vendit shënoi hapa pozitiv. Shqipëria, gjatë kësaj periudhe, ka shënuar një ndër rritjet ekonomike dhe mund të thuhet se krizën financiare e ka përballuar relativisht mire, krahasuar me vendet e rajonit pavarësisht pasojave te krizës globale te vitit 2008. Por që fatkeqësisht erdhi duke rënë gradualisht vitet pasardhëse.

Aktualisht, në infrastrukturën që ndodhet shoqëria shqiptare me paga ekstremisht të vogla bërja e biznesit bëhet çdo vit më e vështirë: gjithnjë më shumë taksa, nga ana tjetër blerësit, pra klientët kanë më pak para. Duket se qeveria e ka vendosur se cfarë tu ofrojë pronarëve të bizneseve të vogla dhe ka vetëm dy mundësi: të qëndrojnë në hije (duke u përballur me konkurrencë të pandershme dhe me gjoba të mëdha) ose të largohen nga tregu.

Pra, mëshira e fatit tani mbetet që të vazhdojmë të luftojmë për ekzistencën e biznesit te vogël. Por duke zgjedhur këtë rrugë nuk duhet të kënaqemi me shpresën se sulmet ndaj bizneseve të vogla do të mbarojnë një ditë. Këto nuk janë as masa të përkohshme të qeveritarëve, por janë një strategji e qëllimshme sistematike për të shkatërruar biznesin e vogël. Me fjalë të tjera kjo qasje kuptohet: Mbijeto si të mundesh, nuk është problem i qeverisë. Vallë per ketë lloj qeverisje ne kemi nevoje? Nuk e kemi kërkuar një gjë të tillë e as e kemi pranuar.

Duke u përpjekur ti mbijetojnë kostove dhe çmimeve, bizneset e vogla fillojnë të mashtrojnë me taksa dhe futen në skema pagese të zeza duke bëre kontrabandë në dogana. Kjo e shtyn atë në mjedisin kriminal, ku banditët dhe forcat e sigurisë  e presin me dëshirë. Një përpjekje për t’u integruar në zinxhirët e prodhimit dhe shpërndarjes të sipërmarrjeve të mëdha pa një bazë të fortë materiale dhe financiare (ato lindin vetëm në biznesin kriminal) është e destinuar të dështojë. Kjo, nënkupton shoqërizimin e ekonomisë së vjetër kapitaliste, e cila pushon së qeni kapitaliste dhe gjithnjë e më shumë graviton drejt tipareve socialiste, drejt monopolit përqendrimit ne pak duar te gjithë ekonomisë.

Kjo situatë do të përmirësohet me programin e Partisë Demokratike i cili në qendër të tij ka lehtësime të ndjeshme tatimore me taksën e sheshtë 9%, mbështetjen e tregut të lirë dhe transparent, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimet cilësore në organizimin dhe funksionimin e bizneseve të vogla për t’i bërë ato burim të shtimit të punësimit si dhe rritjes të qëndrueshme ekonomike.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix8 orë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix12 orë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore12 orë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport12 orë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Mix12 orë më herët

Kjo është piktura më e shtrenjtë e Van Gogh e shitur ndonjëherë

“Orchard with Cypresses” – Piktura e Van Gogh që theu rekordet e ankandeveNë nëntor të vitit 2022, një nga veprat...

Mix12 orë më herët

Dieta volumetrike: Si funksionon modeli i të ushqyerit që “mashtron trurin” për t’ju ndihmuar të humbni peshë

Dieta volumetrike është një qasje ushqimore inovative që synon të ndihmojë në humbjen e peshës pa ndjesinë e urisë apo...

Mix12 orë më herët

Mjalti, 7 përfitimet për lëkurën nga ari i lëngshëm

“Nëse bleta do të zhdukej nga faqja e tokës, njeriut do t’i mbeteshin vetëm katër vite jetë”, – ka thënë Albert...

Aktualitet12 orë më herët

“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët kërkojnë t’i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton...

Radar12 orë më herët

Ekspertët zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja presidentit francez Macron pas shuplakës

Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së...

Facebook