Lidhu me ne

Kryesore

“Rilindas arrogantë dhe të babëzitur”/ PAA: Rilindja ka dështuar të mbështesë bujqësinë!

 “Ministri problematik vijon të sjellë probleme”/ PAA: Rama po bllokon të ardhmen europiane

Partia Agrare Ambientaliste përmes një deklarate për mediat ka thënë se rilindasve arrogantë dhe të babëzitur ju mungon vizioni dhe përgjegjësia për fshatin. Sipas PAA, për Rilindasit demogagjia është gjithçka, ndërsa realiteti i varfërisë që vret asgjë.

“Sipas buxhetit afatmesëm të Rilindasve për vitin 2020-2022 mbështetja e bujqësisë në 2022 mbetet e njëjtë si në vitin 2005 rreth 0.5 % e GDP-së. Demagogjia elektorale e përditshme e Rilindasve për të cilën harxhohen miliona lekë që mund tju shkonin fermerëve, blegtorëve, peshkatarëve, prodhuesve, grumbullesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, nuk e fsheh dot faktin e hidhur se bujqësia është sektori më pak i financuar edhe pse në këto zona banojnë mbi 45% e popullsisë dhe ky sektor prodhon 20% të GDP-së së Shqipërisë. Edhe pse është rritur ndjeshëm mundësia përfituese nga financimet e BB për zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe kohezionin social. Rilindasit jo vetëm nuk e kanë rritur pjesën e buxhetit shqiptar por çdo rritje e financimeve nga BE e kanë përdorur për të ulur pjesën e qeverisë për mbështetjen për bujqësinë. Prandaj mbështetja totale mbetet e njëjtë vetëm 0.57% e GDP-së. Pra paratë e BE për bujqësinë kanë lehtësuar përdorimin e pjesës së buxhetit shqiptar jo për bujqësinë por për partneritetet publike-private preferenciale. Është e pamundur për Cucet rilindas që e njohin bujqësinë dhe problemet e saj kritike vetëm nëpërmjet realiteteve virtuale 3D- tre dimensionale të prodhuara me kosto të rëndë nëpër kompani marketingu dixhital dhe reklamat e shtrenjta televizive vetë-mburrëse, të pranojnë realitetin e hidhur dhe të dështuar të fshatit”, thuhet në deklaratë.

Më tej PAA thekson se sipas Rilindasve nuk ekziston asnjë sfidë apo problem konkret dhe i mprehtë për disa qindra mijëra shqiptarë që punojnë në bujqësi dhe që një pjesë e tyre për shkak të dështimeve të rilindasve vazhdojnë të braktisin familjet dhe vendin e tyre.

“Shifrat janë kokëfortë thonë ekspertët,në këtë rast mbështetja buxhetore për bujqësinë në Buxhetin afatmesëm (PBA) 2020-2022 vjen në ulje dhe jo në ngritje. Po të mbajmë parasysh nivelet e mos-realizimit të buxhetit për bujqësinë në çdo vit, mbështetja reale buxhetore për bujqësinë dhe fermerët do të jetë më e vogël. PAA do të jetë një mbrojtëse e fortë dhe e arsyeshme e fermerëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural duke kërkuar që brenda katër viteve të mazhorancës së re 2021-2025 të dyfishohet mbështetja për bujqësinë

PAA do të propozojë ngritjen e Bankës së Zhvillimit për të lehtësuar thithjen e fondeve dhe për të rritur mbështetjen buxhetore për bujqësinë në të gjitha zonat e vendit dhe në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit me prioritet sigurinë ushqimore qëështëkollona thelbësore e shëndetit publik. PAA po punon me një grup ekspertësh dhe do të propozojë që brenda vitit të parë mazhoranca e re të miratojë në Kuvendin e Shqipërisë një skemë sigurimi për bujqësinë e bazuar në parimin e ndarjes së kostove, pra shteti të subvencionojë një pjesë te primit të sigurimit. Skema ndarje risku të cilat do të mbrojnë fermerët nga fatkeqësitë natyrore që i godasin shpesh dhe i varfërojnë ata. PAA – brenda 6 muajve të parë të qeverisë së re do të kërkojë dhe imponojë rialokim të fondeve nga projekte të mbështetjes së fermerëve në zonat me risk te lartë në skemat e mikro-kredisë në këto zona duke rritur financimet grant por edhe duke subvencionuar një pjesë të kostove të aktivitetit. Pa rikthimin e punës dhe jetës në zonat rurale, pa i dhënë bujqësisë mbështetjen reale është shumë e vështirë të luftohet varfëria, papunësia dhe të reduktohet braktisja e Shqipërisë. Kjo rritje duhet bazuar jo vetëm në rritjen e financimit nga taksat e shqiptarëve por kryesisht nga thithja më e mirë e fondeve të BE-së dhe donatorëve të tjerë, fonde të dedikuara për fshatin dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural”, thuhet më tej në deklaratën e PAA.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook