Kryesore
Gazetarja: Ja sa u pagua Gabriel Garko për të treguar se është gay
Para disa ditësh, aktori i njohur italian, Grabiel Garko bëri xhiron e mediave, pasi konfirmoi publikisht se është gay.
Ai rrëfeu gjithçka në emisionin “Big Brother Vip”, ku lexoi një letër për ish të fejuarën e tij. Por një gazetare italiane ka akuzuar së fundmi, se e gjitha është një “teatër i madh” dhe se Grako e ka bërë deklaratën për para.
Gazetarja Selveggia Lucarelli thotë se aktori ka marrë jo pak, por 60 mijë euro. 30 mijë për rrëfimin në Big Brother dhe 30 mijë të tjera për daljen në emisionin “Verissimi”.
“Garko gjithashtu ka dashur të çlirohej nga ajo barrë, pa dyshim, por sipas burimeve të mia, ai e bëri këtë gjë edhe për shumën “modeste” 60 mijë euro. Sa e vërtetë është? Këtë nuk e di”, tha ajo.