Lidhu me ne

Temporal

E ka koka fajin, jo trupi! / Dr. Adem Harxhi

E ka koka fajin, jo trupi!

Dr. Adem Harxhi

Disa nga ju janë të frikësuar dhe mendojnë keq për veten, për aktet seksuale që kryejnë dhe për marrëdhëniet që krijojnë. Për ta gëzuar sa më mirë seksin, ju duhet të largoni frikërat që keni.

Ju, jeni të përmbytur nga imazhet seksuale në TV, në internet, në filma dhe në revista. Këto imazhe përvëluese, nuk ka dyshim, që u eksitojnë. Por, disa nga ju nuk ndjehen mirë dhe nuk i tërheqin këto imazhe. Pse? Sepse juve  u duket vetia shumë keq, kur e krahasoni veten me modelet, artistet dhe miset e bukurisë

Juve u kanë mësuar se që të jeni “seksi” dhe seksualë, ju duhet të jeni fizikisht të mrekullueshëm dhe të pashëm. Te keni trupa e bukuri modelesh e artistësh.

Kjo nuk është e vërtetë!

Të qenurit “seksi” fillon jo nga trupi por nga mendja juaj. Është mendja që ju bën të gëzuar, flirtues dhe djem e vajza “seksi”. Kur keni imazh të shëndetshëm për trupin tuaj, kjo do të thotë më shumë dëshirë për seks dhe seks më të gëzuar. Kur ndjeheni të bezdisur dhe të turpëruar prej trupit tuaj, nga që nuk  u pëlqen, ju do të ndjeheni në një gjendje mizerjeje të panevojshme.

Pranoni me kënaqësi trupin që keni. Bëni paqe me trupin tuaj. Qëndroni para pasqyrës dhe prekni çdo pjesë të trupit. Mund të jetë i tillë apo i atillë, por është juaji!

Po qe se jeni mbipeshë, bëni ushtrime ditore dhe përpiquni të mbani një dietë të balancuar. Në këtë mënyrë, do të tonizoni gradualisht muskujt.

Kjo kërkon përpjekje, veçanërisht, në shoqërinë tonë, ku ka munguar kultura për domosdoshmërinë e ushtrimeve të shëndetshme dhe ku zakonet e ushqyerjes vazhdojnë të jenë të vjetra. Mos përdorni me tepri yndyrnat dhe sheqernat. Qëndroni larg  “fast-foodeve”

Ka shumë mënyra që një vajzë të jetë tërheqëse dhe e shëndetshme. Pse duhet ta krahasoni veten me modelet?Ushqeni veten me idenë se jeni mirë ashtu siç jeni dhe kujdeseni për trupin tuaj.

Mbani mend, asnjë vajzë nuk duhet ta vejë veten në uri, vetëm që të duket seksi dhe asnjë djalë nuk duhet të ushtrohet fizikisht me orë të tejzgjatura, vetëm që të duket me muskuj të mëdhenj. Kush vepron kështu, të keqen nuk e ka tek trupi, por tek koka.

Kur vlerësimi negativ për trupin bëhet një ide shumë shqetësuese, bëhet një xanxë që ju bën të humbisni vetë-besimin, bëni mirë të bisedoni me një shok, ose një shoqe të ngushtë. Bisedoni me prindërit dhe mundësisht, me një psikolog.

Po t’i lejoni mendimet negative për trupin të vazhdojnë, ju do të ndjeheni të depresuar. Do të humbisni perspektivën. Do të mendoni se e ardhmja do të jetë, siç ishte edhe e shkuara. Për ju asgjë nuk do të ndryshojë, asgjë nuk do të bëhet më mirë. Ky është dështimi juaj dhe ju do të ndjeheni mizerje.

Që ta kaloni këtë situatë, ju duhet të ndryshoni mendimet negative për veten. Mendimet negative vinë sepse ju nuk dini të dalloni problemet tuaja të vërteta, nga ato që janë imagjinare. U mundon e kaluara dhe u shqetëson e ardhmja. Njerëzit më të lumtur në këtë botë, janë ata që gëzojnë kënaqësinë e së tashmes. Të shkuarën askush nuk e ndryshon dot, ndërsa të tashmen, të gjithë mund ta gëzojnë.

Po qe se mendoni qartë  dhe  në mënyrë racionale, edhe emocionet tuaja do të jenë të ekuilibruara. Mendimet e gabuara pengojnë rrugën drejt lumturisë. Ju do të ndjeheni psiko-emocionalisht më mirë, sapo të largoni mendimet negative. Ndihmoni veten, duke përdorur më mirë arsyen dhe logjikën.

Për problemet që keni me trupin, mos fajësoni as veten, e as të tjerët, ndryshe, kurrë, nuk do ta zgjidhni shqetësimin tuaj. Ju do të vërtiteni si rrotat në rërë..

Vlerësojini ato që u thonë të tjerët, por në fund të fundit jetoni jetën tuaj, ashtu si u duket juve se është më mirë. Mos mendoni se të gjithë shokët duhet të bëjnë të njëjtat zgjedhje si ju.

Për të kuptuar këtë, le të marrim shembullin e më poshtëm: Shumë nga ju, janë nën presion të prindërve, të mësuesve, të fetarëve dhe të disa shokëve, që u  thonë: “Mos bëni interkursë seksuale deri sa të martoheni me personin që e doni”.

A e zbatoni ju të gjithë këtë porosi?. Sigurisht, shumë nga ju nuk e zbatojnë. Po ta zbatonit nuk do të ishin të ndershëm me veten tuaj. Por, ka prej jush që e zbatojnë. Ja pra, për të njëjtën çështje, njerëz të ndryshëm bëjnë zgjedhje të ndryshme dhe kjo është normale. Gjithkush jeton jetën e vet, ashtu siç i duket atij më mirë.

Vlerësimet e gabuara për trupin u trazojnë mendjen, ulin vetë-besimin dhe u prishin komunikimin me ata që takoheni, me shokët dhe me prindërit. Përpiquni t’i largoni mendimet e  shtrembra. Kjo do të bëjë që gjendja juaj psiko-emocionale, vetë-besimi dhe marrëdhëniet të përmirësohen. A ka më të thjeshtë se kaq?

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook