Lidhu me ne

Kryesore

Analiza e DW/ Pse plasi tani lufta për Nagorni Karabakun

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë, se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin e banuar kryesisht nga myslimanë shiitë dhe sunitë.

Azerbajxhani. Ky vend në detin Kaspik është i varur nga eksporti i naftës. Meqenëse koniunktura botërore ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, çmimi i ulët i naftës krijon humbje në arkat e shtetit, të cilat përndryshe do të ishin të mbushura plot. Në Baku ka pasur demonstrata të azerbajxhanasve të pakënaqur. „Njerëzit vuajnë nga pasojat, që sjell me vete corona”, mendon ekspertja për Kaukazin, Silvia Stöber, e cila udhëton prej vitesh rregullisht këtë rajon. „Përveç kësaj presidenti i Azerbajxhanit Alijev do ta bënte një ditë fakt retoriken e tij agresive kundër Armenisë”, shpjegon ajo.

Azerbajxhani është ushtarakisht mjaft më i fortë se Armenia. Gjthsesi Azerbajxhani mbështetet nga presidenti turk Erdogan. Ka një marrëveshje ndihme midis dy vendeve. Turqia e konsideron veten si mbrojtëse të popujve turq, dhe kërkon mundësi për ta dëshmuar veten si të tillë. Turqia e furnizon Baku-në prej vitesh me armë dhe ndihmon në zgjerimin e infrastrukturës, si për shembull në rrjetin e hekurudhave. Muajt e fundit Erdogani e ka kritikuar disa herë Armeninë. „Me sa duket presidenti Alijev nga kjo mbështetje ndjehet i inkurajuar për të ndërmarrë veprime kundër Armenisë”, mendon Stöber. Ajo thekson se ky është një konflikt etnik dhe jo fetar.

Moska dhe Erivani

Ngjashëm e sheh situatën edhe Alexander Rahr nga Forumi Gjermano-Rus, i cili punon edhe si këshilltar i Gazprom. Ai e cilëson Rusinë kryesisht të krishterë ortodokse si fuqi mbrojtëse të Armenisë, ku jetojnë gjithashtu kryesisht të krishterë. Moska dhe Erivani janë anëtarë të „Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive” një aleance ushtarake të iniciuar nga Kremlini. Nga ana tjetër aleati i Azerbajxhanit është Turqia. Moska ka të stacionuar mijëra ushtarë në kufirin jugor të Armenisë. „Pa Moskën Armenia nuk është në gjendje të mbrohet”, mendon Silvia Stöber.

I këtij mendimi është edhe Alexander Rahr, por thekson se Kremlini përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me të dy vendet. „Kështu Rusia luan në skenën ndërkombëtare një rol të dukshëm për të gjithë. Prandaj Moska përpiqet të ruajë status-quonë lidhur me Nagorni Karabahun, nuk dëshiron ashpërsimin e situatës”, thotë Rahr. Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës. Në 30 vitet e fundit Moska ia ka dalë të kufizojë ndikimin e SHBA në këtë zonë. „Pararoja e Uashingtonit në Kaukaz është Gjeorgjia. Azerbajxhani shihet me mosbesim nga SHBA edhe për politikën e tij ndaj të drejtave të njeriut, shpjegon ai. Gjë që i vjen përshtat Rusisë.

Në fakt presidenti Putin furnizon me armë si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin. Kremlini koordinohet me Baku-në, kur bëhet fjalë për politikën e gazit dhe të naftës. Të dy shtetet i lidh intereresi për të arritur çmime sa më të larta në eksportimin e lëndëve të tyre të para. Muajt e fundit Baku është ankuar disa herë tek Kremlini për politikën e Armenisë në Nagorni Karabak. Se Jerevani po vendos në malet e Karabahut refugjatë të krishterë nga Siria, pra jo vetëm refugjatë armenë. Alijev është i irrituar sepse protestat kundër perëndimit nuk kanë sjellë rezultat.

Grupi “kaukazian” i Minskut – iniciativë e OSBE-së

“Grupi i Minskut” ( i cili nuk duhet ngatërruar me grupin me të njëjtin emër të vendeve, që kujdesen për Ukrainën) përpiqet prej vitesh për zgjidhjen politike të problemit të Nagorni Karabahut. Grupi „kaukazian” i Minskut me SHBA, Francën dhe Rusinë është pjesë e një iniciative të OSBE-së. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare Nagorni Karabaku i përket Azerbajxhanit, megjithëse ai është i populluar kryesisht nga armenë. As vetë Armenia apo Rusia nuk e njohin Nagorni Karabakun si shtet të pavarur.

Irani fqnij në këtë konflikt është në anën e Armenisë, thotë Stöber. Në radhë të parë për arsye se azerbajxhanasit, që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare, të cilat Irani i refuzon. Në Iran ka edhe një pakicë armene. Ajo trajtohet me dashamirësi. Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev kërkon afërsi me shtetet arabe, veçanërisht me ato, që mbajnë qendrim armiqësor ndaj Iranit.

Ka dy skenarë se si mund të përshkallëzohej konflikti. Së pari në rast se Turqia do të ndërhynte masivisht në konflikt me trupat e saj. Së dyti nëse përplasjet ushtarake do të ndodhnin ne territorin armen. Atëherë do të ndjehej e sfiduar Rusia, mendon Rahr. Në të njëjtën kohë ai është i sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë. Për Moskën janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Turqinë. Kremlini shpreson ende që tensionet mes Turqisë dhe NATO-s të rriten dhe që Turqia ta braktisë një ditë Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes. Për sa kohë të mos preken interesat ruse, Rusia nuk do të kishte asgjë kundër zgjerimit të pushtetit të Turqisë”, mendon Rahr.

„Do të ishte e dëshirueshme, që SHBA edhe në këtë rajon të përmbushnin fuksionin e tyre politik global”, mendon Ulrich Schlie që mban profesurën “HenrY Kisinger” për siguri dhe studime strategjike në universitetin e Bonit. Kjo vlen të thuhet sidomos për marrëdhëniet me Turqinë. Ankaraja ka një funksion të rëndësishëm strategjik në NATO. Por ambiciet gjeopolitike të Erdoganit po bëhen një problem gjithnjë e më i madh për rendin ndërkombëtar”, thotë Schlie./DW

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 minuta më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar6 minuta më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix2 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix2 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix2 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike4 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet4 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix4 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore4 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Radar4 orë më herët

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara...

Facebook