Lidhu me ne

Kryesore

Taksat e larta nuk i paguajnë të pasurit, por qytetarët

Ervis Iljazaj

Me të gjitha gjasat, e vetmja cështje përmbajtësore që do të diskutohet në  zgjedhjet e ardhshme, dhe do të përdoret fortë nga palët politike, është ajo e taksave. Të gjitha të tjerat do të jenë retorikë politike ashtu sikurse ndodh cdo zgjedhje. Palët do të vijojnë akuzat për korrupsion dhe imoralitet, gjë e cila nuk përbën më lajm për opinionin publik shqiptar. E vetmja gjë reale dhe e prekshme do të jetë pikërisht ndasia për taksat midis mazhorancës dhe qeverisë, ku opozita propozon taksën e sheshtë 9%, ndërsa mazhoranca do të vashdojë me idenë e taksës progressive, apo sic e quan ajo ndryshe: kush fiton më shumë do të paguajë më shumë.

Edhe java që lamë pas u mbyll me këtë debat. Kur kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi publikisht se taksa e sheshtë përbënte një angazhim për të dhe  jo thjesht një  premtim, nuk munguan kritikat.Madje, kishte nga ata që e quajtën këtë një shkelje syri për oligarkët apo për të pasurit.

Por, të gjithë ata që mendojnë se taksa e sheshtë është në favor të oligarkëve apo të pasurve, ende nuk e kanë kuptuar se të pasurit apo sipërmarrjet e mëdha nuk paguajnë taksa, ato ja ngarkojnë të gjitha qytetarëve. Nëse rritet tvsh, do të rritet cmimi i produkteve. Nëse rriten taksat e punës, do të ulen rrogat, nëse rritet taksa e ndërtimit rriten cmimet e shtëpisë, e kështu me radhë. Cdo rritje taksash është në kurriz të qyteravë dhe jo të sipërmmarjeve apo të pasurve që i zotërojnë ato.

Prandaj zakonisht, kur flitet për barrën fiskale, kuptohet presioni fiskal  që rëndon në të gjithë shoqërinë në tërësinë e saj. Është absurde të mendosh se taksat e ulëta janë në favor të oligarkisë, dhe taksat e larta dëmtojnë këtë kategori dhe ndihmojnë më të varfërit.

Në të vërtetë taksat e larta krijojnë monopole dhe olikargi, pasi rritet arbitrariteti i shtetit. Sa më shumë pushtet kanë politikanët, aq më shumë krijohen klientelizma. Ndërsa taksat e ulta për sipërmarrjen krijojnë mundësi dhe konkurencë për të gjithë. Prandaj, gjuha populiste që përdoret me taksat, nuk është asgjë tjetër vecse një propagandë e pastër. Asnjë sipërmarrje në botë nuk sakrifikon nga fitimi i saj kur i riten taksat. Cdo ritje taksash shkon në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Aq më tepër në një shtet si Shqipëria, ku administrata që do të menaxhojë këto para nuk ka besimin dhe aftësinë për ta kryer këtë funksion sic duhet, dhe rritjen e taksave ta kthejë në shërbime për qytetarët.Administrata shqiptare nuk është ajo e Danimarkës apo  Zvicrës. Prandaj, sa më pak para në duart e pushtetarëve në Shqipëri, aq më pak pushtet për ta, dhe aq më i vogël rreziku për të abuzuar me paratë tona.

Debati se kush  i paguan taksat në Shqipëri, të pasurit apo të varfërit, sipërmarrja apo punëtorët, është një debat i shekullit të kaluar. Kjo është një gjuhë pothuajse prej lufte klasash. Sot sipërmarrja dhe punëtorët nuk janë aspak në  dy krahë të kundërta, por janë në të njëjtën anë. Janë të njëjtën anë pasi kanë të njëjtat probleme. Problemet e një biznesi janë dhe problemet e punëtorëve që punojnë për të. Prandaj, zgjidhja e problemeve të ekonomisë shqiptare duhet të dalë nga kjo retorikë populiste, dhe të fokusohet me të vërtetë te zhvillimi i saj. Sidomos në një moment të tillë, kur biznesi shqiptar gjendet në vështirësi të mëdha. Dhe kur sipërmmarja është keq, të gjithë shqiptarët janë keq.

Biznesi është e vetmja mundësi punësimi në një shoqëri demoraktike. Cdo alternativë tjetër është vetëm një mashtrim për të ritur pushtetin e politikanëve,  që për shumë arësye janë oligarkët e vërtetë në Shqipëri, këtu e 30 vite. /Gazeta Liberale

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook