Lidhu me ne

Kryesore

Albin Kurti për takimin në Shtëpinë e Bardhë: U krijua “Jugosllavia e katërt”!

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh në fjalën e tij përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë se me paktin me Beogradin në Washington u krijua “Jugosllavia e Katërt” nga kryeministri Koti, që sipas tij rehabilitoi edhe Serbinë përpara ndërkombëtarëve.

“Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një përpjekje për Jugosllavinë e katërt siç e kemi thënë ngahera. Ajo nuk po bëhet me ushtri si dikur, por po bëhet me mjete të neoliberalizmit, me rrugë e hekurudha që e nxjerrin Beogradin në Adriatik. Shqiptarët, të Kosovës e të Shqipërisë, në këtë Jugosllavi të katërt, do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe, e do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionave të Serbisë.

Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur, e shteti nuk do të ketë mundësi të nxisë ekonominë vendore. Serbia veç këtyre, fitoi edhe rehabilitimin e plotë para syve të Amerikës. Kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpi të Bardhë, e tash e dërguan dhe e mundësuan këta një gjë të tillë” tha ai.

Për Kurtin tani ka ardhur koha e Vetëvendosjes, prandaj LDK dhe PDK kanë frikë nga populli. “Kemi përballë një pushtet uzurpator, të qeverisë Koti e të kinse-opozitës PDK, të cilët kanë frikë nga zgjedhjet e nga demokracia. Pra, ata që dikur e frikësonin popullin, tash po ju frikësohen zgjedhjeve.

Jo vetëm që s’guxojnë për zgjedhje të përgjithshme, por s’guxojnë as për zgjedhje në komunën e Besianës ku po i vonojnë e po i spostojnë ato. Ata janë të vetëdijshëm se kudo e kurdo që shpallen zgjedhjet, qendrore apo lokale, pushteti i tyre do të zvogëlohet drejt tretjes. Sepse ka ardhur koha e Vetëvendosje!-s” deklaroi ai.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar3 minuta më herët

Amerika e Trump tani është aleate e Putinit

NGA POLITICO.EU Donald Trump Europa dhe Ukraina po mësojnë sa pak i intereson SHBA-së, ndërsa presidenti i ri po rreshtohet...

Kryesore9 minuta më herët

Berisha: Do e shkrij SPAK-un si Trumpi prokurorinë e Nju Jorkut!

Për të përforcuar qëndrimin e tij për shkrirjen e SPAK, Berisha mori si shembull “idhullin” e momentit, Presidentin amerikan, Donald...

Mix20 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix21 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix21 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix21 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar21 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar21 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix21 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar21 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Facebook