Lidhu me ne

Kryesore

Koncesioni për Butrintin, drejtoresha e UNESCO-s: Plani u bë nga shteti shqiptar, kemi dërguar vërejtjet tona, përgjegjësia e menaxhimit të Parkut bie mbi ta

Koncesioni për Butrintin, drejtoresha e UNESCO-s: Plani u bë nga shteti shqiptar, kemi dërguar vërejtjet tona, përgjegjësia e menaxhimit të Parkut bie mbi ta

Drejtoresha e  Qendrës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO, Mechtild Rössler, pohon për Dosja.al, se UNESCO nuk ka patur asnjë rol në hartimin e planit për menaxhimin e Butrintit, që sugjeron që Parku Kombëtar ti jepet një njësie private me koncesion për 10 vite.

Në një komunikimi me email me Dosja.al, drejtoresha e Qendrës thotë se drafti për menaxhimin është dërguar nga shteti shqiptar në tetor 2019, dhe pas rishikimeve në dhjetor 2019, iu dha sërish shtetit shqiptar për të marrë parasysh rekomandimet.

Shteti e ktheu sërish draftin në Janar, dhe ICOMOS, i kërkoi sërish rishikim teknik dhe kërkesë që UNESCO të mbahej e informuar për ndryshimet. Por, përgjegjësia për ta menaxhuar publiku apo privati, sipas UNESCO-s është e shtetit shqiptar.

Komenti i Mechtild Rössler:

Draft Plani i Menaxhimit të Integruar të Parkut Kombëtar të Butrintit (2020-2030) u paraqit në Qendrën e Trashëgimisë Botërore nga shteti shqiptar në Tetor 2019 dhe u shqyrtua nga Organet Këshilluese, ICOMOS dhe ICCROM. Rishikimet Teknike iu transmetuan Shtetit në Dhjetor 2019 për t’i marrë parasysh. Një draft i rishikuar i Planit të Menaxhimit të Integruar 2020-2030 u soll nga Shtet në Janar 2020. Pyetje shtesë iu dërguan Shtetit në Shkurt 2020 pas takimeve, e po ashtu edhe një Rishikim i dytë Teknik nga ICOMOS iu transmetua Shtetit në Qershor 2020 me një kërkesq për ta mbajtur Qendrën e Trashëgimisë Botërore të informuar se si merren parasysh këto komente.

Ju lutem vini re gjithashtu se dispozitat përkatëse për të gjitha sistemet e menaxhimit janë të mbuluara nga Udhëzimet Operative për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore (https://whc.unesco.org/en/guidelines/) në paragrafët 108 deri 118. Ju lutem vini re se tregohet qartë në paragrafin 117 se “Shtetet Palë janë përgjegjëse për zbatimin e veprimtarive efektive të menaxhimit për një pronë të Trashëgimisë Botërore. Shtetet Palë duhet ta bëjnë këtë në bashkëpunim të ngushtë me menaxherët e pasurisë, agjencinë me autoritetin e menaxhimit dhe partnerë të tjerë, komunitetet lokale dhe popujt indigjenë, mbajtësit e të drejtave dhe palët e interesit në menaxhimin e pronës, duke zhvilluar, kur është e përshtatshme, rregullime të drejta të qeverisjes, sisteme bashkëpunimi të menaxhimit dhe mekanizmat e dëmshpërblimit. ”

Kjo do të thotë që ndërsa Shteti Palë mund të vendosë për sistemin e menaxhimit / menaxhimit / menaxherin e sitit, ai ka detyrimin në kuptim të Konventës së vitit 1972 për të siguruar menaxhim efektiv në pronën e Trashëgimisë Botërore.

Por çfarë po ndodh me Butrintin?

Qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës dhe një partneri strategjik.

Ndryshimi është pjesë e “Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit”, një dokument prej 300 faqesh, miratuar nga qeveria shqiptare dhe hartuar nga kompania angleze “Prince and Pearce”, kontraktuar dhe mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF).

Plani, sipas Ministrisë së Kulturës, është hartuar në referencë të plotë me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe rekomandimet e Vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore dhe organeve këshillimore të Qendrës së Trashëgimisë Botërore/UNESCO”.

Por kritikët thonë, se me paratë që Butrinti nxjerr në vit, nuk shpenzon as 30% të tyre, e kësisoj nuk ka nevojë për një menaxhim PPP.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix9 orë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Mix9 orë më herët

Ja çfarë thotë studimi për njerëzit që flenë shumë

Studimin e publikuar në “British Medical Journal” e udhëhoqi John Axelsson nga instituti “Karolinska” në Stokholm. Studiuesit kanë analizuar gjumin...

Mix9 orë më herët

A duhet të bëni seks gjatë shtatzënisë! Sqaron mjekja gjinekologe!

Gjinekologe Mimoza Keta e ftuar në emisionin Dritarja e Doktorit në Dritare TV foli për të gjitha mitet që ekzistojnë...

Mix9 orë më herët

3 seriale të Netflix që mund t’i shihni këtë fundjavë

Edhe pse ka shumë gjëra që i duam tek Netflix, një nga aspektet më të këqija të platformës është mënyra...

Letersi10 orë më herët

“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

Nga: Thich Nhat Hanh Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu...

Letersi10 orë më herët

Ndihem apo ndjehem? Ndiej apo ndjej? Si duhet të shkruhen…

Nga Mehmet Elezi Ndiej apo ndjej? Si ndihesh apo si ndjehesh?Të dyja janë fjalë shqipe. Bëhen joshqipe kur i hyjnë...

Gatime10 orë më herët

Sallatë me rukola, shegë dhe djathë dhie

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 15 minuta Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 250 kcal për porcion Rukola e freskët (150...

Gatime10 orë më herët

Receta e sallatës tradicionale ruse

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 45 minuta Sugjerohet për: 6-8 persona Kalori: 300 kcal për porcion Patate (4 të mesme,...

Gatime10 orë më herët

Supa më e mirë për bronkitin

Nëse keni bronkit ose një infeksion tjetër të rrugëve të frymëmarrjes, si ftohja ose gripi, ajo çfarë konsumoni mund t’ju...

Facebook