Lidhu me ne

Kryesore

Rruga e Durrësit, investimi i bashkisë që bllokon edhe më shumë trafikun

Bllokohet 'Rruga e Durrësit', Bashkia Tiranë nis punimet, 'Mine Peza'  kthehet me dy drejtime lëvizjeje për të përballuar qarkullimin – Dosja AL
Punë titanike te Rruga e Durrësit”, Veliaj i infektuar ndjek punimet nga  shtëpia - Fast News Albania

Bashkia Tiranë ka ndryshuar funksionin e Rrugës e Durrësit, një prej rrugëve kryesore për përballimin e trafikut të qytetit dhe arterie e hyrjes së Tiranës.

Nga me katër korsi për qarkullimin e makinave, tani Rruga e Durrësit ka vetëm dy korsi për makina dhe dy për biçikleta e këmbësorë, njësoj në mos më të gjera se korsitë e makinave.

Në korrik, bashkia nisi punimet për rindërtimin e rrjetit të kanalizimeve në këtë rrugë dhe për këtë arsye, qarkullimi në të u ndalua.

Pak ditë më parë, rruga u hap për kalimin e makinave dhe funksionimi i saj kishte ndryshuar totalisht:

  • Nga me 4 korsi, dy për çdo drejtim, që ishte më parë, rruga është bërë vetëm me dy korsi dhe vetëm me një drejtim.
  • Dy korsitë e tjera janë kthyer në korsi edhe më të gjera se zakonisht, për biçikleta dhe këmbësorë, në të dy anët e rrugës.

Siç dallohet dhe në foto, zgjedhja e bashkisë për të bërë korsi për këmbësorët dhe në rrugë është e çuditshme, pasi rruga e Durrësit ka në të dy anët trotuarë të gjerë për këmbësorët.

Kjo ndërhyrje është në vazhdën e disa investimeve të kryera nga Bashkia që vështirësojnë trafikun në Tiranë. Publikisht zyrtarët e Bashkisë shprehen se duan të dekurajojnë përdorimin e tepërt të makinave në qytet, por ndërkohë nuk kanë ofruar asnjë alternativë të vërtetë për të lehtësuar lëvizjet.

Ndërkohë, siç kemi shpjeguar më parë në Exit News, argumenti për mbi-përdorim të makinave nuk mbështetet nga statistikat. Shqipëria ka një nga normat më të ulëta të makinave për frymë dhe të konsumit të naftës për frymë në Evropë, krahasuar edhe me vendet model për përdorimin e biçikletave dhe transportit publik.

Mbi të gjitha, teksa bashkia vazhdon të promovojë publikisht përdorimin e transportit publik dhe biçikletave në qytet, ajo ka vazhduar të lejojë ndërtime masive pranë qendrës së qytetit, të cilat vetëm shtojnë trafikun dhe lëvizjet drejt saj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar12 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix15 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix15 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix15 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix15 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar15 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix15 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix16 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix16 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook