Lidhu me ne

Kryesore

Nga libri “Rrno vetëm për me tregue” Krimet e komunizmit / At Zef Pllumi, 4 muaj lidhur këmbë e duar me shokun e qelisë

Në shumë çaste të jetës së tij, mund të thuhej që kish lindur për të vuajtur, por e vërteta thuhet në fund dhe e vërteta e Zef Pllumit është që i mbijetoi vuajtjes dhe arriti ta dëshmojë atë. Sot po sjellim një nga rrëfimet e tij për periudhën kur vuante në burgun e Shkodrës gjatë arrestimit të parë, të cilin e ka treguar në librin “Rrno vetëm për me tregue”. Ai jetoi më shumë se një vit në atë burg dhe një pjesë të kësaj kohe e kaloi duar e këmbë lidhur me klerikun, Gjon Pantalia

Me hekurat e mija na lidhen te dyve bashke. Ai pruni dyshek leshit e mbulesat, kishte edhe pak ene te vogla për ushqime. U sistemuem, u gëzuam e u përqafem. Fratel Gjoni kje i vetmi jezuit, qe, kur u shpërnda gadi nji vit para shpija e tyne, erdh e banoi ne Kuvendin tone Françeskan. Me origjine ishte prej Prizreni, djalë i vetëm ne moshën 20-vjeçare, kishte lane punën si nëpunës i hekurudhës dhe nanën e vet me ndigjue thirrjen e Zotit per me hi anëtar i Shoqnise “Jezu”. Tash ishte ne moshen 64-vjeçare, nji trup mesatar i lidhun: mendjen e vullnetin i kishte edhe ma te forte.

Para se me fjete erdhen e na lidhen bashke edhe kambet e keshtu ishim te lidhun kambe per kambe e dore për dore. Kemi vuejte ashtu se bashku pak a shume kater muej deri ne ditet e para te majit. Në nesre u kuptue se burgu i Kishes (alias Kuvendi Françeskan) ishte plot e permaje mbushe me te burgosun: nalt kishte 68 dhoma te mdha e te vogla. Poshte kishte salla te gjana, ne secilën sistemojshin se paku 200-300 te burgosun. Per çdo mengjes na bijshin te dera nji tas uje, nji racion buke misri 400 g. dhe jepshin ndezjen e duhanit (vetem nji here ne 24 orë).

Ne banjo na nxirrshin n’oren 5 dhe n’oren 17 gjithmone me duer te lidhuna. Atyne qe familjet u sillshin ushqime dhe ndrresa ua jepshin noren 12-13. Detyrohej heshtim i plote pamvarsisht se ne ditet e para u tolerue zani i ambel i Gac Qunit, por u ndryll ai dhe çdo za tjeter deri edhe kollitjet e te teshtimet, te cilat shpesh interpretoheshin si sinjale.

Dy oda nalt dhe dy tjera poshte afer bibliotekes, ku dikur ishte redaksia e Hyllit te Drites, u vune ne dispozicion te hetuesise. Nder to, hetuesat me hu, korrent elektrik e lloj-lloj torture qe u vinte nder mend, mbyllnin proceset ose jetën e njerëzve të pafaj. Kuvendi Françeskan gjate vitit 1947 kje qendra dhe kulmi i terrorit komunist: ai u transferue aty nga selia e pare qe ishte shtepia e Pjeter Çurçise (afer Sahatit te Inglizit) dhe mandej, ma vone, kaloi ne Kolegjin Françeskan, ku Dega e Punve te Mbrendshme vazhdon me kene edhe sot.

Ne burgun e Kishes kam jetue deri me 18 Janar 1948, pra ma shume se nji vit. Kje nji vit teper i vështirë. Ne gjysmën e dyte te shkurtit 1947 shokun tim te vuejtjeve Fr. Gjon Pantaline, filluen me e marre ne pyetje. Kur thuhet pvetje don me thane fillojshin edhe torturat. Natyrisht, na nuk e pvetnim njani-tjetrin se shka kerkojshin ne hetuesi, jo per mosbesim, par se ata ishin aq mizore sa mujshin me e marre edhe atë tjetrin dhe me e pvete se shka te ka thane shoqi yt e me e torturue deri ne vdekje. Mbas nja kater seanca pvetjesh, nji dite po vjen ne dhome me nji plage ne krah, nen brryl.

Ai hetuesi i kishte ngule nji shufer hekuri ne mish. Mbas dy-tri ditesh e kapen ethet me te dridhuna. Plaga ishte ajte, ai gjimonte prej dhimbash: nuk e merrte gjumi as diten, as naten. Gardiani lajmoi dhe pruni nji infermier ushtarak, i cili i hapi plagen dhe i shtini nji fitil. Na ishim te lidhun dore per dore, ne menyre qe ai praktikisht ishte pa duer e me duhej mue me dhane ndihme o me i durue edhe dhimbjet e tija. Ai infermieri ushtarak vinte krye dy ditesh. Infeksioni kje aq i rande sa mbeta pa mend: qelbi filloi me dale nga plaga si uji. Nderkaq hetuesi shtonte seancat e pvetjes se tij.

Nji dite nuk na prune as buken, as ujin. Kur i thame gardjanit se na kishte harrue ai na u pergjegj se kishte urdhen prej hetuesit. Mbas 48 oresh qe ndejem pa buke e pa uje Frateli filloi me pase shume shqetsime, perveç dhimbjeve te krahit. Un ishem i qete. Zoti me kishte fale shume durim, ai plak me dhimbej sikur ta kishem babe. Lutshim Zotin bashke qe te na jepte force. Mbasi kaluen tri dite pa hanger, pa pi me tha:

-Shikjo Fra Zef, me vjen keq shume qe po vuen edhe ti per shkak tem. Tash e kam te kjarte se do te na lane keshtu edhe nji dite, ose dy se jo ma shume mbasi njeni vdes. Shif kur te na bien me hanger, kane me pru ullij ose djathe qe jane te krypuna, por nuk do te na biejn uje. Prandej me ndigjo, mas prano me i hanger se do te kemi etje. Dhimbjet e etjes jane ma te mdha se te urise.

Kur u bane pese dite pa hanger, pa pi, mue me kishte fillue nji gjume i rande, ndersa ai ishte shume i shqetsuem. Me thonte shpesh:

-Falju nderes Zotit per kete gjume, por un kam dhimbje. Mbas pese ditesh na prune nga nji cope buke misri me ullij dhe djathe bashke. Frateli u çue e tha:

– Un nuk i marr pa me pru uje. – Do tjua biem ma vone.

– Jo. Nuk i marrim.

– Ti fol per vete, ky tjetri i merr. -As un nuk i marr pa pru ujin.

Paçi vehten ne qafe. Un po ua Ie ketu ushqimin, ne daçi hajeni, ne daçi mos.

Mbas nja 2-3 oresh gardjani erdhi persri. Na menduem se do te na binte ujin, par ai ve~ ndali sa me pa. Gjella ishte aty ku e kishte lane: e paprekun.

– Pse nuk hani?

– Bjer ujin përpara.

Mbylli deren e u largue.

Mbas nji ore u ndigjuen persri ecje te zhurmshme neper korridor: u ndalen te derajone. Hyne mbrende tre vete. Kishin nji sahan me krype. Na hypen siper dhe perdhuni na mbushen gojën me ka nji grusht krype, mandej u kthyen ne pune te vet. Te shkretat goje tona qe spaten me shka me u shperla. Ne nesre lkura e gojes u rrjep. Ne te shtaten dite nuk mujtem me u çue. Mue me kishte kape nji si gjume, nuk kishem kurrfare dhimbje, ndersa Frateli kishte dhimbje jo vetem prej krahit te pezmatuem, por edhe prej urie.

Ne diten e nante na prune buke dhe uje: plot broken me uje. Frateli e muer i pari aq me turr, sa gadi kje tue i ra dishka, mue me dhimbej shume, megjithkte e kqyrshem me nji fare inati, se me hini friga se nuk po me len asnji pike. Me teproi dishka dhe e shova etjen. Kur fillova me hanger mu duk se me luejshin dhambet. Hangra kadale dhe kur mbarova kafshaten e pare, me gishta provova: luejshin me te vertete. i thashe Fratelit:

– Shif si me losin dhambet, jo nji por te gjithe, hiqen kollaj prej fulqinit.

– Te paska ra smundja e marinarve. -Pse marinarve u bien dhambet?

– Nuk u biejn, por u losin ose u prishet mishi kur bajne udhtime te gjata ne dete.

– Un nuk besoj se do ta kete ndokush tjeter perveç te burgosunve.

Sa me zgjati kjo s’mundje nuk mund e thom me siguri, por ma vone dhambet jo vetem qe nuk me kane levize, por me jane shterngue aq fort sa kur ka ardhe koha me i hjeke nuk delshin pa thye pak edhe nofullen.

Mbasi kaloi kjo vale torture urije, Fratelin filluen me e mjekue persri ne krah se kishte shume dhimbje. Nji nate me duel gjumi i trembun. Frateli ishte zgjuet prej dhimbash te krahit. Me pveti: “Pse u trembe?“. Un i kallxova se kishem pa nanderr Stalinin. Por nuk ishte ai Stalini i fotografive, por nji tjeter, burre i ri, mjaft i pashem e i mbajtun qe me thirri ne zyren e tij dhe me muer ne pvetje. Ne fillim me muer me te mire, mandej mu kercnue, se mbrami muer nji shkop te trashe qe ishte ne qoshe te zyres dhe u tremba e me duel gjumi.

Ndersa Frateli mendonte me ma shpjegue se a do te delte mire a jo, qe se po ndiejme zhurmen e kambve te gardjanit qe avitej ne korridorin e gjate. Ishte kund ora 1 mbas mesnatet. Ajo zhurme po avitej perhere e ma afer e u ndal te derajone. Ndersa po hapej dryni, na bame sikur ishim ne gjume. Gardiani hini mbrende, demek me zgjoi, mi zgidhi prangat e lidhi Fratelin e mue me vuni pranga tjera. Me vuni para e ecem neper korridorin e gjate. Me dergoi ne zyren e hetuesit. Shka me pa! Po ajo ftyre e atij Stalinit qe kishem pa nanderr: Fadil Kapisyzi.

– Un, -me tha, -jam hetuesi i Fratel Gjonit, dhe mbasi jeni bashke ne nji ode, mendova te zhvilloj njikohesisht edhe me ty procesin.

– Procesin e kam firmose njihere! Ajo ishte nji tallje e jo nji proces serioz. Ai oficeri qe te pat marre ishte nder ditet e transferimit dhe e ka ba shkel e shko. Bile edhe ai ka lane shenim aty se procesi nuk asht perfundue, se do te dalin dokumenta te reja. Edhe kane dale. Un e zhvilloj procesin siç duhet; e ke pa ku e kam çue Fratel Gjonin: ka pase peshue 90 kg e tash peshon 60. Do ta baj me ardhe 20 kg. Un nuk dij lojna, prandej fol.

-Zotni, po as ai procesi qe kam ba un nuk ishte lojna. Un kam hjeke edhe ma zi se Frateli atje te pjeshka.

-E dij, e dij mire, ishin lojna fmijsh ato te Nestit. Do me njofish mue se nder keto duer u ka dale shpirti atyne burrave te forte. Ke ndie ti? Fol!

– Un skam shka flas, mbasi edhe ato qe kam firmose ishin teper.

– Teper ee? Nuk din ti ee? Te kallxoj un tash ty. Por ma pare due me dijte shka te ka thane Fratel Gjoni.

– Si shkame ka thane?

– Po, po, shka te ka thane ai ty?

– Per shka? Un kur ishim jashte nuk kam fole kurr me te, nuk na lidhte mosha: ai plak e un i ri.

– Jo more jashte, po aty ne ode shka te thote ai?

– Ai me thote se e ke rrahe dhe e ke mundue. Shka me ka thane tjeter?!

– More leni ato ti, po me kallxo ato sekretet e jezuitve qe ti ka lane ty amanet.

– Mue sekretet e amanetet e Jezuitve?! Un nuk jam Jezuit, por fransçeskan.

– I dij mire un ato: te gjithe njilloj jeni. Por fol ose ta mora shpirtin ketu si zogut. Fol!

– Nuk me ka thane kurrgja kurr.

– Fol o ta mora shpirtin! -mandej kapi nji shkop te trashe aty ne qoshe te dhomes e te me hini mbare e mbrapshte.

– Arnan o Zot, -u luta, -po kur do te marri fund ky mallkim? Ndersa ai po me rrahte, mue mu kujtue nji fjale.

– Ndigjo i thashe. -Ai e ndali shkopin. -A mendon ti se Fratel Gjoni asht budalla?

– Fratel Gjoni budalla? Po kush e tha kete? Frateli ishte bash ai dreqi i dreqenve te Jezuitve. Vetem ai i din te gjitha punet e Jezuitve. Per kete e kemi na ketu. Fol shka te ka thane?

– Po a mendon ti se nuk e ka mendue ai kete pune qe ju mund me thirrni edhe te me pvetni? Ai ma ka thane kete.

– Ta ka thane e?

– Po ma ka thane.

– Atëhere kallzo te gjitha shka te ka tregue, se kur te ka thane çte ka thane edhe tjerat.

Mandej vazhdoi me at shkop edhe nja nji çerek ore e me lshoi. -Per sonte, -tha, -kaq ke boll. Shko ne ode, mendo mire, do te thrrasim persri me fillue procesin tand. Fratelit mos i thuej gja. Me lshoi. Kur u ktheva node Frateli e pa shka me kishte gjete.

Fjeta se ishem i lodhun.

Ne nesre i tregova se shka me kishte gjete. Ai nuk u çudit aspak.

– Un me te vertete e kam mendue se do te te thrrasin, por po me vjen keq se po te takon me hjeke per mue e per Jezuitet. Hajde ta bajme bashke Udhen e Krygjes: Gjithmone nder perndjekjet kndra Kishes kane deke per Krishtin se bashku freten e Jezuite.

Mue nuk me thirri kurrkush ma per me me pvete per Jezuitet, dersa, mbas pak kohe, Fratel Gjonin e shpeshhere edhe mue, na merrshin e na lidhshin kambesh e dueresh ne nji korridor ku sillej roja; e na lejshin ne kambe diten e naten, pa hanger, pa pi; shenjojshin nji pike ne mure ku do te avitej hunda, dhe ashtu pa asnji levizje te trupit mbas disa kohe u ndiente nji lodhje kaq e ladhe sa me u çmende. Mbas nja 5-6 ditesh ose nji jave na kthejshin e dhome. Fratel Gjoni me dhimbej ne shpirt: kishem fitue per te jo vetem respekt, por nji dashuni si ta kishem babe. Edhe ai me respektote mue se un ishem djakon. Shpesh here me thonte:

– Fra Zef, mos mendo se kjo murtaje kalon shpejt. Ti je i ri Kleri katolik do te shkoje “usque ad unum” (deri ne fund), vetem atehere do te vije liria. Ti do tia mbrrijsh asaj dite dhe ti do te tregojsh te verteten per te kaluemen e te sotmen. Keshtu jam i bindun un.

….Aty kah mesi i Prillit me larguen prej odes se Fratelit e me çuen ne nji korridor te vetmuem. Te Fratel Gjoni derguen nji tjeter. Kush ishte ai? Nji Zot e din. Por si flitej ma vane ishte vllai i nji prej udheheqsave lokale te pushtetit komunist, ndoshta spiun i prokurorit. Kush e din? Fakti asht qe mbas nji mueji Fratel Gjoni mujti me hi ne nji prej atyne odave qe ishin te lidhuna me Kishen dhe u hodh poshte.

Naltsia kje e madhe dhe Frateli theu kambet. E zune ne Kishe dhe e prune ne nji batanije persri ne ode ku ishte. Çfarë te rrahunash i bane, megjithse me kambe te thyeme. Çfare ulurimash ndigjuem. Na veç luteshim qe Zoti ti jepte ndihme atij edhe ne, se na kapi frige e madhe.

Per disa muej nuk ia ndjeva ma zanin, as nuk ia njofta te ecunen neper korridor kur ishte orari i banjes. Nuk mund e kuptova kurr. Por kah fillimi i Shtatorit, persri u ndje zani i tij ne nji korridor ku me hunde te mbeshtetun ne nji rreth qe vizatojshin ne mur e lane disa dit ashtu ne kambe, te lidhun, pa guxue me ba asnji levizje.

Mbas disa ditesh se çfare torturash i bane nuk e kam te kjarte as sot, por ulurimat e tija tmerruen te gjithe te burgosunit. Aty ne tortura vdiq.

Nga libri “Rrno vetëm për me tregue”

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar1 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix1 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix1 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar2 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar2 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Mix23 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar23 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix23 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix23 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Facebook