Lidhu me ne

Kryesore

Na duhet një Kryeministër normal, jo një Skënderbe

Nga Ermal Mulosmani

O Zot, si nuk e kuptojnë këtë fat që u ka rënë shqiptarët!Një Ramë kaq patetik e delirant nuk e kisha parë ndonjëherë…Por, a ka vërtetë nevojë Shqipëria për një Skëndërbe të ri në kohërat që po jetojmë? Kur ia bëra këtë pyetje vetes m’u kujtua një konferencë e përbashkët shtypi mes Ramës dhe Vuçiç, atëherë Kryeministër i Serbisë. Kur një gazetar i pranishëm e pyeti për rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë apo Gjermani, Vuçiç u përgjigj jo pa ironi: “Këto çështje i mbulon Rama, unë jam lider lokal, shoh punët e vogla të miat”…

Edi Rama vuan nga gjigantizmi modern. Ai edhe borxhet i merr gjigante. 5,9 miliardë kanë marrë qeveritë shqiptare në 23 vjet pluralizëm, 5 miliardë ka marrë Rama në 7 vjet. Edhe rrugët, urat, aeroportet, stadiumet, kullat  i ndërton gjigande. Sidomos në 3D. Mirëpo, 5 miliardë borxhe në 7 vjet janë afërsisht 2000 euro për çdo shqiptar. Pra, çdo familje me katër anëtarë ka marrë borxh 10 mijë euro. Po ta dinin këtë borxh, shumica e fukarenjve të Shqipërisë do vrisnin veten ose borxhmarrësin.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër normal, një lider lokal. Kudo mund të gjendet ai. Një njeri që i rri përmasave të vendit, nuk i dalin këmbët jashtë. Një njeri kokulur që të paktën të mos i tallë banorët që qeveris. Një njeri që frikësohet se nesër mund të futet në burg po e shkeli ligjin, që nuk bën tendera fiktivë, që nuk guxon të mbushë Shqipërinë me hashash.

Shqipëria nuk ka nevojë sot për një klonim të Skënderbeut a Ismail Qemalit.

/Gazeta Express/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook