Lidhu me ne

Kryesore

Marrëveshja që rikthen Serbinë në Kosovë

Koço Kokëdhima

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, ligjëroi rikthimin e Serbisë në Kosovë, 21 vite pasi ajo u dëbua si pushtuese nga forcat e NATO-s dhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë.

Kosova pranoi një marrëveshje që e gjunjëzon sërish përpara Serbisë, cenon sovranitetin, dhuron pasuritë e vyera ekonomike dhe shtrin kurrizin për t’u bërë urë për ekspansionin serb në tregun ballkanik.

Marrëveshja që u nënshkrua në Uashington është antishqiptare. Kosova do të ndajë me Serbinë liqenin e Ujmanit, pronë 100 për qind e Republikës së Kosovës, burimi më i rëndësishëm ujor dhe energjetik i vendit, ndërsa Serbia do të kontrollojë edhe prodhimin, tregun dhe sigurinë energjetike të Kosovës, duke cenuar sovranitetin e saj.

Kosova pranoi që të heqë dorë nga pozita e shtetit sovran, duke u angazhuar që për një vit të mos kërkojë më anëtarësime në organizata ndërkombëtare, që Serbia të ndërpresë fushatën agresive kundër njohjeve nga vendet anëtare të OKB-së.

Ajo do të detyrohet që të bëhet pjesë e iniciativës ‘Minischengen’, planit të rrezikshëm të sundimit të tregut ballkanik nga mallrat e lira dhe të subvencionuara sllave, që do të falimentojnë ekonomitë e dobëta dhe të vogla të Shqipërisë dhe të Kosovës. Ato do të jenë një korridor kalimi, që Serbisë t’i mundësohet dalja në detin Adriatik.

Mëse dy dekada pas mbarimit të luftës, marrëveshja nuk bën fjalë për genocidin serb në Kosovë, mijëra të vrarët dhe të zhdukurit, duke trajtuar si të barabartë viktimat e pafajshme të Kosovës me agresorët e Serbisë, e cila ende nuk ka kërkuar falje dhe nuk njeh dëmet kolosale të shkaktuara gjatë pushtimit.

Kjo marrëveshje që tradhëton dhe shet Kosovën ishte e pritshme. Ajo u nënshkrua nga kryeministri i një qeverie kukull, të formuar prej pazareve të politikanëve antishqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë, duke rrëzuar një qeveri që kishte votat e popullit të Kosovës.
I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që ta rrëzojë unanimisht këtë traktat esadist të frymëzuar nga tradhëtarët e kombit shqiptar, që do të ikin me turp nga skena politike, pa arritur të realizojnë copëtimin tjetër të trojeve të cunguara shqiptare.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix20 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix20 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix20 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix21 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix21 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix21 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix22 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar22 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar23 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook