Lidhu me ne

Kryesore

Pas 5 vitesh Rama kritikon prapë të tijtë por harron veten (Strategjia e përsëritur)

Kryesocialisti Edi Rama i vitit 2015 dhe ai i 2020 duket se nuk kanë ndryshuar shumë përballë të vetëve.

Strategjia e tij pas 5 vitesh është sërish kritika ndaj të tijëve në lidhje me punën që duhet të bëjnë për të merituar  sërish vendin në skuadrën për zgjedhjet e vitit 2021.

Në letrën e vitit 2015 ai kritikonte ministrat e tij se po kaploheshin nga arroganca në “pallatin e pushtetit” të tyre ministror dhe i bënte thirrje të ndryshonin sjellje pasi do shndërroheshin në “turkoshakë”.

Konstatoj me shqetësim, një shqetësim që ndjej se po kthehet në hidhërim, se po marrim pak nga pak në mënyrë të pandalshme tiparin e një pushteti arrogant në sjelljen me Tjetrin; e një pushteti njerëzish që po i dorëzohen lehtësisë së reagimit ndaj vështirësive duke shpresuar këtë dorëzim në formën e vet primare, që është ARROGANCA, mosvëmendja, nervozizmi dhe rrjedhja e lirë e marrëdhënieve me Tjetrin e një pushteti që fatalist po merr trajtën e turkoshakëve e në sjelljen e ca njerëzve të vet me përfaqësues që jeni ju, secili ju!”-i shkruante Rama.

Edhe sot ai pas 5 vitesh në mbledhjen me Grupin parlamentar tëzhvilluar në Elbasan ai i kritikoi të tijtë këtë herë me presionin se i rrezikohet vendi për të qenë në listën për zgjedhjet e 2021.

Ai i tha që të mos mendojnë se çfarë do bënte PS-ja për ta por se çfarë do jepnin ata për partinë.

Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjeshtë kandidat për deputet që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të jap jo thjeshtë gjithçka ka por gjithçka duhet për t’u futur në atë formacion të 2021, nuk do të jetë në atë formacion, askush tjetër përveçse nuk e çon dot Shqipërinë para dhe PS është i vetmi emër që nuk vihet dot në diskutim.

Emrat e tjera duke filluar nga i imi i pari shkojnë dhe vijnë. është po kaq e qartë që paaftësia dhe papërgjegjshmëria e atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jenë arsye për ta quajtur ndeshjen e fituar pa u zhvilluar dhe aq më pak të mos i vënë PS-së në dispozicion skuadrën më të mirë në këtë betejë.

Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës për të qenë 2021, por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por. Kjo kohë është e mjaftueshme vetëm për ti dhënë  përgjigje çdo ditë çdo deputeti çfarë do të bëjë unë për PS sot. Koha ku pyesni se çfarë do të bëjë PS për mua ka mbaruar. Ky është një sezon me një rëndësi të madhe jo për rezultatin e zgjedhje por për një  ristart me energji të reja në kuptimin më të mirë të fjalës të vetë organizmit të PS dhe është një sezon ku secili prej nesh duke bërë çdo ditë atë që duhet për t’iu përgjigjur çdo ditë, çfarë bëra unë sot për PS“-iu drejtua Rama të tijëve.

Pas 5 vitesh vetëm koha mund të jetë e ndryshme por jo strategjia e Ramës, ai sërish kërkon prej të vetëve të ndryshojnë.

Autokritikat pas 7 vitesh në pushtet Rama nuk i zë në gojë, si duket nuk është pishman apo kritik ndaj punëve dhe vendimeve të gabuara, kjo në dukje pasi sa herë që vjen puna dhe rasti kritikon vetëm vartësit e tij. 

Këdo dy deklarata të largëta në 5 vite kanë një të përbashkët, strategjinë e pandryshuar të Ramës.

Letra e plotë e vitit 2015:

Qysh në fillim të kësaj aventure të përbashkët dhe në vijim ju kam folur mbase jo aq shpesh sa është dashur, për rrezikun numër 1 që na kërcënon ecurinë e punës sonë; ARROGANCËN. Dhe jam munduar, mbase aq sa ka qenë e mjaftueshme, t’ju sensibilizoj lidhur me faktin se e kundërta e ARROGANCËS, modestia në sjellje dhe sforcoja për të qenë të begenisur me këdo, duke filluar nga marrëdhëniet me njëri-tjetrin, pastaj me deputetët më tutje, jo për nga rëndësia, me njerëzit e çdo kategorie, është arma e pazëvëndësueshme dhe në luftën e jashtëzakonshme me vështirësitë e këtij vendi, me mërzinë, lodhjen e stresin e njerëzve…

“Konstatoj me shqetësim, një shqetësim që ndjej se po kthehet në hidhërim, se po marrim pak nga pak në mënyrë të pandalshme tiparin e një pushteti arrogant në sjelljen me Tjetrin; e një pushteti njerëzish që po i dorëzohen lehtësisë së reagimit ndaj vështirësive duke shpresuar këtë dorëzim në formën e vet primare, që është ARROGANCA, mosvëmendja, nervozizmi dhe rrjedhja e lirë e marrëdhënieve me Tjetrin e një pushteti që fatalist po merr trajtën e turkoshakëve e në sjelljen e ca njerëzve të vet me përfaqësues që jeni ju, secili ju!”

Arroganca me miletin përmbledhur në këtë koncept të gjithë pa përjashtim e pa ndryshim kategorish…

Reflektimi i kësaj arrogance, ndjehet në raportin me detyrën fatkeqësisht, detyrë që nuk bëhet me pasionin e këmbënguljen e orëve të para, po gjithnjë e më shumë në rehatllëkun e orëve të pasdites turke, e një lloj shezllongu ku kanë filluar të dëgjohen gërhitjet e rehatshme nën zhurmën e mizave.

Ndjehet reflektimi i kësaj arrogance në raportin gjithnjë e më turkoshak me kohën, ku stresit e pagjumësisë së fillimit ia kanë lënë vendin limontia rraskapitëse e lodhjes prej kotësive, drekave, darkave, muhabeteve dhe rujna zot, vëmendjes së shtuar për interesat e vogla.

Por më e keqja e të këqijave, kjo arrogancë merr trajta të turpshme nën ju, përgjatë linjave të piramidës ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit otoman të arrogancës së pushtetit të vogël të njerëzve të vegjël pa dallim.

A ju ka munduar pyetja se çbëhet në zyrat e tjera të ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre-katër vetë, të cilët janë jashtë prezencës suaj jo lidershipi po gjeneratori më i fuqishëm i arrogancës dhe idiotësisë së verbër të pakënaqësisë prej të qenit jerëzit e besuar të ministrit a ministres?

Po pyetja, se çbëhet më tej, në godinat jashtë barkut të pallatit të pushtetit tuaj, ku horrllëku në sjellje dhe gërryerja e gjithandejme e pushtetit tonë vijon përditë, çdo orë, në çdo raport pune dhe mbi çdo punë për t’u raportuar?

Kë pyesni ju, nëse pyesni për mënyrën sesi ju shohin të tjerët dhe se si dukeni në kryerjen e detyrës suaj? Pyesni ata që ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i të afërmve të përhershëm e sa nga interesi i strukturuar në skuthllëkun e afrimitetit konjuktural dhe me të cilët merrni nëpër gojë të tjerët, duke filluar nga njëri-tjetri, duke dhënë mëndime të lira dhe të habitshme në peshën e tyre negative që pastaj marrin dhen nëpër Shqipëri? Apo pyesni ata që punojnë me ju, të cilët janë më të parët që ju bëjnë copë dhe shpesh me të drejtë, kur u qëllon të flasin për mënyrën e drejtimit tuaj në rrethe të ndryshme?

E pra, mësojeni përpara sesa të bëhet vonë sepse së shpeti do të jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur bëjnë humor me ARROGANCËN tuaj! Dhe nuk honeps do më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzisthme e të qënit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era!…

Me siguri që secili apo secila prej jush thotë me vete, tani po me mua ç’ka ky që më ka futur në letërmarrësit e këtij mesazhi, por përpara se të gjeni veten në këto radhë, mundohuni të gjeni thelbin e këtij shqetësimi shumë serioz që afekton imazhin, sjelljen dhe performancën e skuadrës sonë. Sepse unë nuk shoh asnjërin prej jush si një individ e aq, po secilin prej jush si lojtar të një skuadre që e kam zgjedhur për të ndryshuar Shqipërinë duke filluar nga ndryshimi i kulturës së drejtimit, i sjelljes me drejtim, i seriozitetit në gjërat e vogla që në fakt janë gurët e themelit për të bërë të mëdhatë!

Nuk pres përgjigje po reflektim të thellë përmes një ndryshimi radikal të sjelljes dhe një pastrimi të samëshpejtshëm të pasqyrës ku po deformohet dita-ditës profili i qeverisë sonë si rezultat i rënies në batakun e vetëmjaftueshëmënisë idiote që i mbyt qeveritë nga brenda, nga brenda zemrës së çdo ministri, nga brenda trurit të cdo pjestari të ekuipazhit drejtimhumbur, nga brenda kabinave të institucioneve që vuajnë peshën e ujit të futur në zemër e në tru për së pari!

Merreni këtë mesazh si një S.O.S jo si një sosje të durimit tim prej ndonjë e disa arsyeve që pathëna me lart sepse të tilla ju siguroj që nuk ka.

Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!

MË TEPËR

Temporal3 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar3 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix3 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar3 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore3 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix4 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix4 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix4 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix4 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix4 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook