Mix
Thënie, shprehje dhe aforizma për zilinë

Heshtja e ziliqarit bën shumë zhurmë.
Vetëm mjerimi nuk shkakton zili.
Më mirë të të kenë zili sesa të të qajnë hallin.
Siç e bren mola rrobën, ashtu smira e bren njeriun.
Të kesh zili është njerëzore; të kënaqesh me fatkeqësinë e tjetrit është djallëzore.
Njerëzit hedhin baltë mbi ty vetëm kur i tërbon zilia dhe kur janë lodhur nga dështimet vetjake.
Nëse zilia do të ishte grip, e gjithë bota do ta kishte.
Smirëziu nuk gëzon atë që ka; i mungon çfarë dëshiron.
Ashtu siç gërryhet hekuri nga ndryshku, ashtu ziliqarët gërryhen nga pasioni i tyre.