Lidhu me ne

Kryesore

Rama flet serbisht dhe bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi, mbështet Gjukanoviçin

Nga Exit News 

Rama bën fushatë kundër partive shqiptare në Mal të Zi, mbështet Gjukanoviçin

Kryeministri Edi Rama ka mësuar serbisht dhe po mbështet Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit, drejtues i Malit të Zi, prej vitit 1991,  shkruan gazeta e Malit të Zi, INS4.

Rama ka regjistruar një video mbështetëse për Partinë Social Demokrate të Gjukanovicit në Malin e Zi, përpara votimeve të 30 gushtit.

Në video ai flet në anglisht, dhe e nis me fjalët:

“Unë nuk do ta bëj këtë, nëse unë nuk do të ndjeja thellë dhe sinqerisht lidhjen e veçantë mes dy vendeve tona, dy vendeve vëllazërore, për dy parti motra,  dhe më lejoni të them midis meje dhe Milo Gjukanoviçit.

Rëndësinë për Shqipërinë dhe rajonin për vendimin që do të marrin qytetarët e Malit të Zi në ditët e ardhshme e bën adresimin tim ndaj jush një domosdoshmëri”.

Më pas Rama bën thirrje në serbisht: “Me vendosmëri për Malin e Zi”, i cili është sllogani i Gjukanovicit për fushatën zgjedhore.

Rama vazhdon më tej:

“Nuk më takon mua të gjykoj çfarë nuk ke bërë ende për Malin e Zi i takon qytetarëve të tu. Por ajo që unë mund t’i them atyre është pa dyshim, se ajo çfarë Gjukanoviç ka bërë për Malin e zi duhet t’ju bëj krenar dhe të sigurtë për fëmijët e tyre.

Nuk e di se si do të ishte Mali i Zi pa Gjukanoviçin. Por ajo që ne dimë është se Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e varfër që e mori Gjukanovic.”

Në video Rama flet edhe për marrëdhëniet e mira mes tij dhe Gjukanovicit, miqësinë që kanë, duke i dhënë mbështetjen e tij regjimit në Malin e Zi. Ai i bënë thirrje qytetarëve të mbështesin Gjukanoviçin në zgjedhjet e 30 gushtit:

“Çdo votë që shkon kundër Gjukanovicit mund të shtyjë vendin pas. Nuk ka askush sot që mund të shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi, se sa ai që e ka shpëtuar në të shkuarën.

Nuk ka kohë për eksperiment që sjellin paqartësi dhe regret. Është shumë e nevojshme të mbështesim fort Milo Gjukanovic në 30 gusht dhe të vazhdojmë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi, yllin në ngritje të rajonit, vendin model, dhe një vend më të mirë për qytetarët e tij. Ju uroj fat. Dhe ju lutem fitoni.Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi, në çdo hap.

Ai në fund thotë “Faleminderit, Milo që ekziston. Jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë, për shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon“.

Në fund të fushatës, Partia Demokrate Sociale po merr mbështetje edhe nga “miku i provuar” Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, shkruan gazeta e Malit të Zi.

Ndërkohë, partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit  me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Rama deri tani nuk ka treguar asnjë mbështetje për partitë shqiptare.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook