Lidhu me ne

Kryesore

Si do të hapen shkollat në shtetet kryesore në Europë?

Si do të hapen shkollat në shtetet kryesore në Europë?

Në të gjithë Evropën, fillimi i vitit të ri shkollor kishte për qëllim të sinjalizonte një kthim në normalitet të arsmit, pas mbylljes së shkollave dhe zhvillimit të mësimit online që prej marsit.

Vende si Danimarka lejuan shkollat ​​të rihapeshin për pjesën e mbetur të sezonit veror pasi kishte kaluar piku i valës së parë të pandemisë, ndërsa vende të tjera nuk lejuan rikthimin e nxënësve në klasa.

Megjithëse mbetet ende për tu vërtetuar se çfarë roli luajnë shkollat dhe fëmijët në ​​transmetimin e virusit, shumë vende ende nuk e kanë vendosur se si do të zhvillohet viti i ri shkollor.

Exit News sjell më poshtë një përmbledhje se si shtatë vendet e BE-së shpresojnë t’i mbajnë shkollat ​​të hapura dhe njëkohësisht të kenë koronavirusin nën kontroll:

Gjermania

Viti i ri shkollor fillon në data të ndryshme në 16 shtetet federale të Gjermanisë. Në disa vende veriore, si në Berlin, nxënësit tashmë janë rikthyer; në shtetet jugore klasat rifillojnë në shtator.

Arsimi është një kompetencë rajonale, por Akademia Kombëtare e Shkencave të Natyrës të Gjermanisë ka nxjerrë udhëzime, që përfshijnë mbajtjen e maskave për nxënësit nga 15 vjeç e lart, grupe të vogla mësimi brenda shkollave dhe testime të vazhdueshme.

Spanja

Deri tani nuk ka një datë zyrtare për nisjen e mësimit në Spanjë, një ndër vendet më të prekura nga Covid-19.

Disa rajone kanë lajmëruar se mësimi mund të nisë në 7 shtator.

Rekomandimet e qeverisë përfshijnë distancimin social dhe përdorimin e ambienteve të tilla si biblioteka dhe mensa si klasa për të lejuar më shumë hapësirë për nxënësit.

Qeveria rajonale katalanase po punëson 5000 mësues shtesë për të krijuar “grupe” nxënësish edhe jashtë shkollave në mënyrë që të kufizohet numri i nxënësve brenda shkollave.

Rajoni i Madridit synon të punësojë 600 persona staf ndihmë dhe ka propozuar katër plane veprimi të ndryshme në varësi të ashpërsisë së pandemisë, përfshi pjesëmarrjen e pjesshme të nxënësve në klasa dhe mësimin në distancë.

Italia

Shkollat ​​italiane do të rihapen më 14 shtator pasi kanë qëndruar të mbyllura për gjashtë muaj. Stafi do të duhet të veshë maska, dhe qeveria do të vendosë në javën e fundit të gushtit nëse fëmijët më të rritur se 6 vjeç do të duhet ta bëjnë këtë.

Klasat do të jenë më të vogla për të lejuar distancimin social midis 8 milion nxënësve të vendit – që do të thotë se nevojitet hapësirë ​​për klasa të reja. Por sipas shoqatës së drejtuesve të shkollave, Italisë i mungojnë akoma 20 mijë klasa shtesë për gjithsej 400 mijë nxënës.

Autoritetet lokale janë ngarkuar me gjetjen e këtyre hapësirave duke menduar dhe në mënyrë kreative për të modifikuar hapësira të caktuara në klasa.

Danimarka

Shkollat në Danimarkë u rihapën në 10 gusht, pas rënies së numrave të të infektuarve ditorë me koronavirus.

Fëmijët mësonin në grupe më të vogla 10-12 nxënës dhe kjo kërkoi punësimin e mësueve të rinj dhe stafit ndihmës shtesë.  Nxënësit uleshin 2 metra larg nga njëri tjetri në klasë dhe lanin duart në çdo orë e gjysmë.

Fëmijëve dhe mësuesve nuk u kërkohej të mbanin maska ​​- dhe Danimarka nuk ka parë një rritje të infeksioneve pasi rihapen shkollat.

Polonia

Polonia planifikon të rihapë shkollat ​​ në 1 shtator, përveçse në disa qytete me shkallë më të lartë të infeksionit.

Ministri i Arsimit, Dariusz Piontkoëski vuri në dukje se situata aktuale epidemiologjike “lejon, në pjesën dërrmuese të vendit tonë, në shumicën dërrmuese të objekteve arsimore … një kthim të mësimit standard që mbështetet në kontaktin midis mësuesve dhe studentëve.”

Nuk do të ketë detyrim për të mbajtur maska ​​ose për të kufizuar numrin e nxënësve në klasa, por nxënësve u kërkohet të lajnë duart shpesh dhe të shmangin kontaktin me grupe të mëdha.

Drejtorët e shkollave gjithashtu do të kenë të drejtë të kalojnë në mësimin online ose modele hibride të mësimit nëse rastet e koronavirusit në shkollat ​​e tyre rriten.

Franca

Shkollat ​​franceze do të rihapen më 1 shtator, përveç në zonat e deklaruara si “zona aktive të qarkullimit të virusit” si Parisi ose rajoni i Marsejës, ku shkollat ​​mund të mbeten të mbyllura.

Nxënësit nuk kanë nevojë për distancë sociale në zonat ku mbajtja e distancës është e pamundur, brenda ose jashtë. Sidoqoftë, nxënësit më të mëdhenj se 11 vjeç do të duhet të mbajnë maska ​​brenda dhe jashtë nëse një distancë minimale prej 1 metër nuk mund të garantohet.

Shkollat ​​do të duhet të sigurojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse ​​për stafin e tyre.

Belgjika

Shkollat ​​belge do rihapen më 1 shtator, pavarësisht rritjes së infeksioneve gjatë verës. Nëse situata epidemiologjike do përkeqësohet në një zonë të caktuar, nxënësit e shkollave të mesme do të ndjekin shkollën në grupe alternative. Mund të bëhen dhe ndryshime të tjera në varësi të pandemisë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske5 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix5 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar8 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix8 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar9 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar10 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix10 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore11 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix11 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook