Lidhu me ne

Kryesore

Situata e Covid, Kalo me tone të ashpra ndaj të rinjve: Sjellje të rrezikshme, respektoni rregullat, koronavirusi s’po njeh moshë

Situata e Covid, Kalo me tone të ashpra ndaj të rinjve: Sjellje të rrezikshme, respektoni rregullat, koronavirusi s'po njeh moshë

Mjeku i njohur Tritan Kalo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe sidomos të rinjve që të rrespektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se Covid-19 nuk njeh moshë. Ai ndër të tjera ka thënë se koronavirusi po prek moshat e reja, madje po u merr edhe jetën.

“Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid NUKU po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë NUKU mungon por LIGJIN në këtë rast DUHET ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe POLICIJA BASHKIAKE duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban,” shkruan mjeku.

Mesazhi i plotë:

KOHË KOVIDIANE….18.08.2020….KONTROLLET e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, NUKU i vlejnë askujt NËSE ato fshehin realitetin…..RËNIA në kënaqësi dhe mos marja e masave NUKU i shërbejnë përballjes së suksesëshme me SFIDËN ndaj Sars-Cov2/Covid-19….UNË jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, POR sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska….

Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmëndur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjedhje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre….Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arësyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”….NË Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..

Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid NUKU po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë NUKU mungon por LIGJIN në këtë rast DUHET ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe POLICIJA BASHKIAKE duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban…..PUNË sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite DEMON-KRACI…..FLITET për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të PANDËRGJEGJËSUAR…..ACT NOW!!!

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix1 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix2 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix2 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix6 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix6 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook