Lidhu me ne

Kryesore

Pakti i Maqedonisë së Veriut/ Kryeministër shqiptar pas 4 vitesh dhe vetëm për 100 ditë

Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do ta kenë në krye të një qeverie teknike që zgjat vetëm 100 ditë para zgjedhjeve të tjera parlamentare, pra pas 4 vitesh. Keshtu u ra dakort nw marrwveshjen e firmosur mes Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit, qw bwri bashkw votat pwr qeverinw e re.

Premtimi kryesor i Ali Ahmetit në fushatë do të mbetet i tillë edhe për një mandat tjetër.

Pas negociatave, që zgjatën 5 ditë, të dy mund të thërrasin “fitore”. LSDM e Zaevit ka votat në parlament pwr një mandat të plotë. Ali Ahmeti ka nw tryezw njw marrwveshje politike qw, nwse realizohet, i jep arritjen deri dje të paimagjinueshme, për një kryeministër shqiptar nw Maqedoninw e Veriut, qoftë edhe për 100 ditë.

Në konferencën e përbashkët, kreu i LSDM-së, Zaev u kujdes ta theksojë se do të jetë kryeministër me mandat të plotë katërvjeçar, duke bërë kështu të ditur se ky post nuk do të ndahet në rrotacion me BDI-në.

Synimi i Bashkimit Demokratik për Integrim  tw Ali Ahmetit kishte qenë drejtimi i qeverisë të paktën për një vit, por nga dita në ditë, ambicia u tkurr për të arritur tek drejtimi i një qeverie teknike në 3 muajt e fundit të mandatit, që gjithsesi konsiderohet një arritje historike, nëse realizohet. Gjithsesi mediat shkruajnë, se BDI ka marrë postin e Ministrit të Financave nga negociatat.

“Duhet ta përshëndesim guximin e zotit Zaev, që për herë të parë në këtë vend 100 ditë do të jetë kryeministër një shqiptar i propozuar nga BDI” u shhpreh Ahmeti.

Nga ana e tij, Zaev pranoi se emri i propozuar nga shqiptarët e BDI do të drejtojë qeverinë teknike në fund të mandatit të rregullt.

“Në 10 ditët e fundit të mandatit, partnerët në koalicion, me propozim të BDI, do të emërohet kryeministri i cili do ta udhëheq qeverinë në 100 ditët e fundit të mandatit të rregullt” tha Zaev.

Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i kuvendit do të vazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja.

“Lufta kundër koronavirusit do të jetë prioritet në punën e qeverisë, sikur edhe standardi ekonomik, rritja e pagave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi pajtuar për forcimin e sistemit të drejtësisë, hetimin e pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në fushatë, Zaev e kishte përjashtuar kategorikisht emrin e një kryeministri shqiptar për Maqedoninë e Veriut, duke thënë se më shumë shanse kishte që të bënte koalicion me VMRO-DPMNE, sesa të pranonte këtë variant.

Të dyja palët janë tërhequr nga deklaratat e prera të fushatës, megjithatë duhen ende 4 vjet, për të parë shtetin e tretë të drejtuar nga një shqiptar në rajon.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook