Lidhu me ne

Gatime

Kuzhina italiane, receta gatimi / Dhjetë gatimet e kuzhinës Italiane

Dhjetë gatimet e kuzhinës Italiane

Italian cuisine - Foodwiki - Takeaway.com

Ndërsa kuzhina Italiane është një nga më të famshmet në botë, ajo është gjithashtu dhe një nga kuzhinat më të keqkuptuara
Këto janë shpesh rezultatet e ngjashmërive kulturore në Itali, por në një mënyrë shumë të ndryshme është kultura Italo-Amerikane.Më poshtë janë dhjetë gabimet në gatimet në botë që të tjerët i mendojnë si gatime të stilit të vertetë Italian.

1- Kapucino pas një vakti
Nuk ka asnjë dyshim se kafe dhe kapuçino janë krenaria e Italisë në botë, por në qoftë se kafja konsumohet zakonisht në fund të vaktit, me kapçinon kjo gjë nuk mund të ndodhë në Itali, ndërsa në vende të tjera kapuçino kosumohet dhe pas ngrënies.

2- Pilaf me lëngë pule dhe makarona si pjatë të dytë
Këto janë dy pjata të ndryshme në llojin e tyre. Shumë vende të ndryshme i përdorim këto pjata si të parë dhe të dytë. Në Itali do të ishtë një sakrilegj kosumimi i pilafit me lëng pule si pjatë të parë dhe makarona si pjatë të dytë.

3. Konsumimi i shtatë llojeve të ndryshëm peshqish
E njohur në Amerikë si “Vigjilje” ky përvjetor festohet në mbrëmjen e krishtlindjeve dhe kërkohet ngrënia e shtatë llojeve të ndryshëm peshqish. Në amerikë nga shumë persona njihet dhe si festë e rëndësishme Italiane por në fakt kjo gjë është e panjohur nga italianët.

4-Kechup në makarona
Kjo është një nga kombinimet “shokuese” për Italianët, edhe pse kechupi mund të këtë shijen e salcës së domates përdorimi i tij është cillësuar si një “krim” kuzhine në Itali.

5-Spageti bolonjeze
Kjo është ndoshta receta italiane me e popullarizuar në botë, vetëm se për këtë recetë është praktikisht e pamundur për të gjetur një restorant në Bolonjë që e shërben këtë recetë. Në qytetin e salcës bolonjeze, në fakt, kjo pjatë rezlizohet me petë veze të freskëta. Edhe pse kjo mund të duket një detaj i vogël, kuzhina e vërtetë italian bashkimin e makaronave të duhura me salcën e duhur e ka konsideruar pothuajse të shenjtë.

6-Makarona me pulë
Një nga ushqimet më të preferuara të amerikanëve janë makarona me pulë. Për Amerikanët kjo është një ndër recetat “Italiane” më të preferuara. Por është e turpshme të theksohet se në Itali nuk ka receta për makarona me salcë pule.

7-Sallata e “Çezarit”
Kjo sallatë, e cila mban emrin e krijuesit të saj të supozuar, Cezari Cardini është një pjesë e listës së gjatë të recetave të sajuara nga shefa kuzhine me origjinë Italiane, por në fakt ky gatim është pothuajse i panjohur në Itali.

8-Mbulesë tavoline me katrora të bardhë dhe te kuq
Për disa arsye të panjohura mbulesat e tavolinës janë të lidhura me ushqimin dhe jashtë vendit shumë restorante i përdorin këto mbulesa si stil Italian por në fakt ky model i mbulesave të tavolinës është i panjohur ne Itali. Ndoshta turistët që shkojnë për të vizituar Italinë ngelen paksa të zhgenjyer kur zbulojnë se mbulesat me katrorë te kuq dhe te bardhë nuk janë përdorur pothuajse asnjëherë atje.

9- “Fettuccine Alfredo”
Nga të dhjeta, kjo mund te jetë më kuriozja pasi është një nga gatimet më të famshme “Italiane” në Amerikë dhe një gatim shumë pak i njohur në itali. Për këtë recetë përdoren petë të kalitura me gjalpë dhe Parmigiano Reggiano të shpikur në fakt në “Qytetin e Bukur” nga Alfredo Di Lelio, pronar i një restoranti në Romë, por kurrë nuk kanë qenë të imponuar si një gatim tradicional. Ndërsa jashtë Italisë, janë bërë gjithnjë e më popullore. Për këtë arsye grupe të turistëve Amerikanë që vijnë në Itali duke shpresuar për të shijuar “Fettuccine Alfredo” në çdo restorant në gadishull mbeten shumë të zhgënjyer.

10-Spageti me qofte
Një nga skenat më të famshme të filmit të animuar “Zonja dhe Tramp”, është kur dy qenëve iu shërbehet në një mbulesë tavoline të bardhë dhe të kuqe me katrora, një pjatë spageti me qofte të mëdha. Edhe pse kjo pjatë është e njohur në Amerikë si një recetë Italiane, është në fakt një pjatë e traditës Italo-Amerikane.
Në qoftë se është e vërtetë se kuzhinat jugore kanë disa receta të makaronave me salcë dhe qofte, është e gjithashtu e vërtetë se qoftet janë gjithmonë shumë të vogla, ndryshe nga ato të përhapura në Amerikë.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix22 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix22 orë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix22 orë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix22 orë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore23 orë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske23 orë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix23 orë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix1 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook