Mix
Elizabeth Debicki në rolin e Princeshë Diana në “The Crown”.

Aktorja Elizabeth Debicki do të luajë Princeshë Diana në sezonet pesë dhe gjashtë të “The Crown”.
Debicki do të bashkohet me një kast të ri për serialin që përfshin: Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth, Lesley Manville si Princesha Margaret dhe Jonathan Pryce si Princi Philip. Emma Corrin do të luajë Dianën deri në sezonin e katërt të dramës, por Debicki do të marrë pjesën për atë që sigurisht do të jenë kapitujt më dramatikë të personazhit.Sezonet pesë dhe gjashtë pritet të jenë sezonet e fundit të shfaqjes, ndërkohë që ende nuk është njoftuar data e premierës së sezonit të katërt.“Shpirti i Princeshës Diana, fjalët dhe veprimet e saj jetojnë në zemrat e kaq shumë njerëzve”, tha Debicki në Twitter. “Është privilegj dhe nder të bashkohem me këtë seri mjeshtërore, e cila më ka bërë të fiksohem absolutisht nga episodi i parë”.Debicki, ka luajtur në filmat:“The Great Gatsby”, “The Heresy Burger Orange” dhe “Guardians of the Galaxy Vol 2”.