Lidhu me ne

Kryesore

Ora News/ Pushteti kur nuk të ‘blen’, të dhunon e prangos

Nga Kastriot Islami 

Për shumë vetë duket si një temë shumë delikate dhe jo e lehtë për t’u trajtuar sepse përmes një shou mediatik dhe në mënyrë diabolike po tentohet të krijohet perceptimi se po “bëhet një luftë e ashpër kundër parave të pista dhe pastrimit të tyre…”. Askush nuk është kundër që strukturat e drejtësisë të bëjnë një luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit, lidhjeve me krimin e organizuar e trafiqet, kundër trafiqeve dhe pastrimit të parave të pista… Ky ka qenë edhe qëllimi i reformës në drejtësi dhe veçanërisht i ngritjes së strukturave të pavarura politikisht dhe të specializuara për të kryer këtë luftë të vështirë në çdo aspekt… Por mbi të gjitha përmes këtyre institucioneve është synuar të luftohet kapja e shtetit nga pushteti, korrupsioni qeveritar, lidhjet e fuqishme të qeverisë me krimin e trafikun, pastrimi i parave të pista nga ata që drejtojnë vendin dhe kanë në dorë mirëqenien e qytetarëve… Por në këtë rast, e vërteta është ndryshe!

Sigurisht, këtyre strukturave i është përcaktuar si objektiv edhe lufta kundër oligarkisë, pra të lidhjeve të qeverisë dhe Edi Ramës me oligarkinë me politikën, me biznesin klientelist dhe manjatët e medias klienteliste. Më konkretisht të oligarkisë që përbëhet nga individët me rekorde kriminale dhe që më shumicë ndodhen në parlament. Të oligarkisë që pasurohet përmes lejeve të ndërtimit dhe licencave klienteliste qeveritare, përmes PPP-ve, përmes fitimit pa konkurrim të tenderave. Të oligarkisë së lidhur me veprimtari kriminale e trafiqe dhe që po tenton të pastrojë paratë e pista përmes ndërtimit të kullave qiellgërvishtëse. Të oligarkisë që së bashku me politikanët-oligarkë blen vota dhe kërcënon. Të oligarkisë që ka ngritur perandoritë mediatike, në lidhje në ngushtë me politikën dhe që është vënë tërësisht në shërbim të oligarkisë politike që drejton vendin…

Por sulmi mbi RTV Ora dhe RTV Ora News, është kryer pikërisht për të mos realizuar këtë objektiv madhor që e presin të gjithë shqiptarët dhe partnerët… Ky është një rast spekulimi e abuzimi shumë i trashë për inteligjencën e shqiptarëve të ndershëm… Askush nuk e beson si realizim të objektivit madhor. Madje shumica, të ndershëm e të pavarur, e konsiderojnë jo vetëm një veprim diabolik të Ramës e të qeverisë së tij, por edhe si diskreditim edhe të SPAK e të strukturave të reja të drejtësisë së reformuar… Ka një shpresë që ky diskreditim të shërbejë për t’i mirëorientuar strukturat e reja drejt objektivit madhor, përndryshe zhgënjimi do të ishte i madh dhe përfundimi katastrofik për “dështimin e reformës” që askush nuk e dëshiron.

Rasti i sulmit mbi medien ORA ka nxjerrë në dritë të diellit shumë dukuri që deri më sot mendoheshin:

-Qeveria dhe Rama duke qenë në grahmat e fundit keqpërdorin strukturat e drejtësisë, të çoroditur, symbyllur dhe në panikun e humbjes së pushtetit, të frikës nga ndëshkimi e sekuestrimi i të gjithë pasurive të paligjshme…

-Sulmi rezulton politik e selektiv, sepse një veprim i tillë nuk është ndërmarrë kundër asnjë rasti të korrupsionit qeveritar apo zgjedhor apo kundër aferave të oligarkëve që po vjedhin çdo ditë shqiptarët.

-Sulmi politik e selektiv është kryer vetëm kundër një media që nuk ka pranuar të bëhet pjesë e klientelës së oligarkisë së Rilindjes, kaq mjafton për të zhvlerësuar të gjithë shoun mediatik.

-Veprimet ndaj pronarit të kësaj media (që duhen ndjekur në rrugë gjyqësore, ndoshta deri në Strasburg) u shoqëruan qëllimisht me terror e presion ndaj punonjësve të medias… sepse veprimet e tmerrshme me përdorim të forcave speciale dhe të policëve të armatosur deri në dhëmbë drejtoheshin kundër gazetarëve dhe drejtuesve të emisioneve investigative që kanë bërë beteja heronjsh kundër aferave korruptive të qeverisë.

-Shqipëria nuk është një shtet ligjor dhe për më tepër të gjithë s’janë të barabartë para ligjit… Ose thënë ndryshe, ligji në Shqipëri s’vepron për të gjithë njëlloj, pra oligarkët dhe miqtë e tyre janë të paprekshëm, kurse kush nuk pranon të rreshtohet me këtë klientelë, jo vetëm është i destinuar të humbasë gjithçka, por edhe mund të prangoset. Dhe këtë rregull diabolik e përcakton qeveria ose një individ.

-SPAK tregoi edhe njëherë se është nën diktatin e një individi sepse nuk i ka trajtuar mediat me të njëjtin kut.

-SPAK, në mënyrë indirekte provoi opinionin që po bëhet dominues se drejtësia në Shqipëri është e varur politikisht dhe vepron me urdhrin politik të një individi. 
-Ky sulm politik është thjesht hakmarrje e pastër e direkte e Qeverise dhe e Bashkisë së Tiranes ndaj medias së papërkulur nga presioni qeveritar, që kur s’pranon të rreshtohet me qeverinë atëherë prangoset…

-Dhe së fundmi, shqiptarët duhet të dinë se edhe ky sulm politik i urdhëruar nga një individ në panik e çoroditje do të përfundojë si “rasti Becchetti” dhe do të duhet që shqiptarët të paguajnë nga taksat e tyre marrëzitë e një individi që ka marrë peng vendin dhe që është gati të hedhë në erë gjithçka për pushtetin e tij personal…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook