Lidhu me ne

Aktualitet

Media e lirë është e pamundur! / Edi Oga

Media dhe gazetarët

Nga Edi Oga

Media e lirë është e pamundur!
Media kushton, pra konsumon para, të cilat vijnë nga diku, duke e bërë automatikisht median kliente të entiteteve që “e furnizojnë” me financa!
Si rregull, në media paratë duhet të vinin nga bizneset, të cilat duhet të kishin liri të mjaftueshme për të vepruar vetëm sipas parimeve të marketingut në një ekonomi të tregut, por kjo nuk ndodh; pushteti ekzekutiv kontrollon ose influencon fort marrëdhëniet e bizneseve me mediat. Pushteti detyron ose ndalon një biznes të futet në marrëdhënie ekonomike me një media.
Mediat mund të financohen edhe nga organizata, agjenci apo grupime të ndryshme, shpesh iliegale, për të arritur qëllime të caktuara.
Ligji lejon qeverinë të shpenzojë para publike për komunikimet e saj edhe në mediat private, të cilat si shkëmbim shërbejnë në aktivitetin politik të partisë në pushtet. Në këtë rast, kemi të bëjmë me media pastërtisht kliente të qeverisë.
Për fat të keq, shumica e mediave në një kohë të dhënë, janë kliente të dedikuara apo preferenciale të pushtetit.
Një pjesë e mediave, në emër të opozitarizmit, bëhen kritike të qeverisë dhe biznesve të mëdha, (gjoba), derisa të mbërrijnë në një “deal” ekonomik dhe të klientelizohen si simotrat e tyre.
Tek-tuk ekzistojnë edhe media totalisht opozitare, të cilat financohen nga të pasuruarit e pushtetit përpara këtij aktualit dhe do të shpërblehen maksimalisht nga pushteti pas rotacionit.
A ka gazetarë të lirë?
Jo. Mund të ketë gazetarë të lirë në atë që mendojnë, por kurrsesi në atë që shkruajnë apo flasin! Pashmangshmërisht ata paguhen nga media që janë klientë të pushtetit apo grupimeve me interesa private!
Gazetarë “të kulluar”, që i shërbejnë vetëm të vërtetës në misionin e tyre të përmbushjes së të drejtës së publikut për informim, nuk ka. Nuk mund të ketë!
Gazetari, në terrenin e tij të cunguar të veprimit (jo për faj të tij), në rastin më të mirë mund të demonstrojë përpara ndjekësve të tij besnikë, një përmasë sa më gjerë e të qëndrueshme të integritetit moral! Profesionalizmi në gazetari nuk është kriter vlerësimi, si në rastin e mjekëve, për shembull. Të gjithë njohim gazetarë tepër të zotë, por që kanë bërë dëme të pariparueshme në publik, duke punuar me zell dhe djallëzi kundër interesave të publikut të gjerë.
Në një Botë të padrejtë dhe të kontrolluar nga paraja, për fat të keq edhe media do të jetë e tillë! Sidoqoftë, në këtë dhomë të zymtë që është realiteti ynë, nga plasaritjet e pashmngshme të mureve rrethues, futen edhe tufa rrezesh drite, të cilat të paktën përkohësisht na tregojnë se ku ndodhen “objektet” më të domosdoshëm që na duhen për të shkuar jetën!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook