Lidhu me ne

Kryesore

NUK ËSHTË GRIP / Edhe të rinjtë mund të humbin jetën nga virusi


Mjeku Erion Dasho thotë se sot ajo që dihet me siguri për koronavirusin, është që nuk është grip i zakonshëm.

Teksa thekson se edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën, thotë se sot vdekshmëria prej Covid-19 vlerësohet rreth 0.5%.

Në një postim në rrjetet sociale, eksperti i shëndetit publik, bën thirrje për ushqyerje dhe jetë të shëndetshme, me aktivitet fizik dhe kalim të kohës në ambiente të hapura.

Pyetjes së çfarë do të ndodhë në të ardhmen, mjeku Dasho thotë se “askush nuk është Nostradamus, por me sa duket epidemia do të vazhdojë për muaj, për të mos thënë vite të tërë”.

POSTIMI I PLOTE

Këtij postimi të datës 16 Mars 2020 do t’i bëja sot shumë pak korrigjime. P.sh. vdekshmëria sot vlerësohet rreth 0.5% dhe ndoshta kjo shifër do të rezultojë edhe më e ulët se kaq.

Sigurisht, nuk mund të parashikoja në atë kohë se autoritetet tona shëndetësore nuk do të arrinin të ndërtonin një përgjigje adekuate ndaj COVID dhe kjo është zhgënjyese.

Por, këshillave për ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik (sidomos not dhe ecje në mal) dhe kalimit të kohës në mjedise të hapura nuk u heq asnjë presje.

***

NUK ËSHTË GRIP

Në fillim të epidemisë së koronavirusit, pati ide të tipit “Ky është një grip i zakonshëm”, “Do të kalojë pa problem”, etj. Sot dihet me siguri që nuk është.

Së pari, ndonëse të moshuarit dhe personat e sëmurë janë ata që rrezikojnë më tepër, edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën. Shkalla kombinuar e vdekshmërisë vlerësohet në 1%, shumë më e lartë se vdekshmëria nga epidemitë e gripit sezonal dhe e krahasueshme me epidemitë e Gripit Spanjoll apo Gripit të Hong-Kongut.

Së dyti, sëmundja ka një shkallë të lartë transmetimi, ku llogaritet se një person i sëmurë mund të infektojë mesatarisht dy deri në tre persona të tjerë. Fatkeqësisht kjo ndodh edhe kur personi i prekur nuk ka simptoma, pra në pamje është i shëndetshëm.

Ne, si shqiptarë, deri tani jemi relativisht të mbrojtur, sepse janë marrë masa ekstreme, por shumë të dobishme dhe në kohën e duhur. Karantina, eliminimi i kontakteve të panevojshme sociale dhe profesionale, si dhe masat e higjienës personale (larja e duarve mbi të gjitha) duket se po japin efekte pozitive. Në dhjetë vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm edhe shërbimi i urgjencës mjeksore, i cili u bë një nga shtyllat e përgjigjes ndaj koronavirusit dhe po reagon po aq profesionalisht sa edhe shërbimet e ngjashme në çdo vend tjetër europian.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Askush nuk është Nostradamus, por me sa duket epidemia do të vazhdojë për muaj, për të mos thënë vite të tërë. Gripi Spanjoll, Aziatik dhe i Hong-Kongut në shekullin XX zgjatën 2-3 vjet. Gjatë kësaj periudhe, qëllimi i çdo vendi dhe çdo sistemi shëndetësor do të jetë i dyfishtë: 1) të parandalojë infektimet e reja (përfshi këtu edhe prodhimin e një vaksine që mund të arrihet brenda pak muajsh) dhe 2) të shmangë krizat dhe dyndjet në spitale dhe, sidomos në repartet e kujdesit intensiv.

Individët duhet të reagojnë duke ndryshuar diçka nga sjellja e vet. Higjiena personale mbetet e para – larja e duarve dhe sjella e përgjegjshme sociale (higjiena e kollitjes, teshtitjes dhe të pështyrit), etj. Kontaktet sociale duhet të modifikohen – përqafimet dhe puthjet sa herë që takohemi me dikë duhen harruar gjatë kësaj kohe, qëndrimi në kafe apo restorante me orë të tëra, qëndrimi në radha ngjitur me njëri-tjetrin, po ashtu. Fatkeqësisht, dikush që ka shëndet të dobët duhet të heqë dorë nga argëtime të tipit kinema, teatër apo stadium.

Për shumë persona të moshës së mesme dhe të moshuar, epidemia mund të kthehet në një oportunitet për të përmirësuar shëndetin: të kalosh më tepër kohë në natyrë se sa në shtëpi, më shumë kohë duke shëtitur se sa në kafe, më shumë kohë në palestër apo në një fushë sportive se sa në restorant.

Personat që kanë shëndet të dobët duhet të marrin informacione për ushqyrjen e shëndetshme, për të menaxhuar më mirë peshën dhe, rrjedhimisht, sëmundje si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Një ushqyerje e balancuar përmirëson imunitetin dhe forcon organizmin në përgjithësi. Ushqyrja e shëndetshme ndikon edhe në uljen e peshës që është faktor risku për shumë sëmundje.

Edhe rritja e aktiviteti fizik lidhet direkt me përmirësimin e shëndetit sepse parandalon sëmundje si diabeti, depresioni, tensioni i lartë i gjakut, etj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të bëhet nje zëvendësues i shkëlqyer i ndërveprimeve sociale të dëmshme. P.sh. në vend të një kafe dhe të një loje dominoje në një lokal, një pensionist mund të zgjedhë një shëtitje me shokët në ajër të pastër.

Nëpërmjet karantinës, u kalua një krizë, por nuk mund të zgjidhet përfundimisht problemi i koronavirusit. Sikundër Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet po e shfrytëzojnë kohën e fituar për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen, gjithkush duhet të shfrytëzojë informacionin e marrë gjatë këtyre ditëve për të përmirësuar shëndetin e vet. Dhe kjo vlen jo vetëm për mbrojtjen nga koronavirusi!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook