Lidhu me ne

Kryesore

Kur qeveritarët përndjekin mjekët. Nga Galileo tek Fauçi

Përndjekja e mjekëve, shkencëtarëve, dhe të gjithë atyre që kanë guximin të dalin kundër dijeve ose normave standarde të kohës, është një dukuri e lashtë

César Chelala

Një nga rastet më të famshme ka të bëjë me astronomin, fizikantin dhe inxhinierin nga Piza e italisë, Galileo Galilei. Ai u persekutua nga Kisha Katolike në fillim të shekullit XVII-të, pasi koncepti i tij mbi Universin, nuk ishte në përputhje me mendimin teologjik të kohës.

Mbrojtja e teorisë “heliocentrike” nga Galileo – sipas së cilës është Toka dhe planetët e tjerë, ato që rrotullohen rreth Diellit në qendër të sistemit diellor – u hetua nga Inkuizicioni në Romë në vitin 1615.

Shkencëtari u gjykua nga Inkuizicioni, u shpall si “i dyshuar për herezi”, dhe u detyrua të tërheqë mbrapsht ato që pretendonte. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës nën arrest shtëpiak.

Deri më tani, Entoni Fauçi ka qenë më me fat se Galilei.

Me gjithë përpjekjet e përsëritura nga presidenti aktual amerikan dhe administrata e tij, shumica e amerikanëve vazhdojnë t’i besojnë më shumë atij sesa Donald Trumpit.

Sipas një sondazhi të realizuar nga “The Neë York Times” dhe Siena College, 67 për qind e amerikanëve i besojnë dr.Fauçit si një burim informacioni i saktë në lidhje me pandeminë e Covid-19, ndërsa vetëm 26 për qind i besojnë shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Fauçi në një “duel” me Trumpin?

Kur të vijë koha e një sulmi tjetër nga Donald Trumpi apo njerëzit e tij, Fauçi mund të këshillohet të veprojë sipas traditës krenare të mjekëve kurajozë. Në mendje më vjen

një rast i veçantë. Në vitin 1865, Rudolf Virshov, mjek, shkrimtar, shkencëtar dhe politikan gjerman, e kritikoi qeverinë e tij për investimet e mëdha në ushtri, në vend të një vëmendje më të madhe ndaj arsimit dhe eliminimit të varfërisë.

Virshov i njihet merita e hartimit të programeve të para mbi shëndetin publik në Gjermani. Sipas legjendës, pas një sulmi të rëndë verbal nga Virshov, kancelari gjerman Oto von Bismark u zemërua aq shumë, sa që i dërgoi menjëherë njerëzit e tij në laboratorin ku punonte Virshov, për ta njoftuar se e sfidonte këtë të fundit në një duel klasik më armë.

Zgjedhja e suxhukut të duhur

Zyrtarët e Bismarkut e gjetën shkencëtarin duke punuar me Trichinella spiralis, parazitin më të vogël nematodik të njerëzve, dhe një nga parazitët më të rëndësishëm klinikë në botë. Ai është shkaktar i sëmundjes Trichinosis, që po bënte kërdinë më atë kohë në Gjermani.

Ndaj Virshov po punonte në mënyrën më të mirë për ta kontrolluar atë. “Oh”- tha Virshov, “një sfidë për duel nga Princi Bismark? Epo mirë, meqë unë jam pala e sfiduar, supozoj se kam të drejtën e zgjedhjes së armëve. Ja ku i keni!”.

Ai u tregoi vizitorëve të tij dy saxhukë të mëdhenj, të cilat nga jashtë dukeshin njësoj. “Një nga këta suxhukë, është i mbushur me Trichinella spiralis, pra është vdekjeprurës. Tjetri është tërësisht i shëndetshëm. Nga jashtë, ato nuk mund të tregohen veç e veç. Lëreni Shkëlqesinë e tij të më bëjë nderin e madh duke zgjedhur cilin nga suxhukët dëshiron të

hajë, dhe unë do të zgjedh të ha suxhukun tjetër”. Dueli u anulua shpejt. Incidenti njihet jo-zyrtarisht si Dueli i Madh i Suxhukut i vitit 1865.

Lufta kundër tregtisë së madhe

Por përndjekja e mjekëve dhe shkencëtarëve në histori, nuk ka të bëjë vetëm me shkencën. Ajo është shpesh e lidhur ngushtë edhe me interesat e biznesit. I tillë është rasti i mjekes britanike Xhudit Mekej, që nga vitet 1960 foli kundër kompanive të duhanit, pasi ishte studiuar ndikimin e pirjes së duhanit mbi shëndetin e njerëzve në Hong Kong.

Ajo bëri një fushatë për rritjen e taksave, për të dekurajuar pirjen e duhanit tek të rinjtë, dhe kundër pirjes së duhanit në përgjithësi. Dr.Mekej i përqendroi interesat e saj në pirjen e duhanit në vendet me të ardhura të ulëta, pirjen e duhanit tek gratë, duke sfiduar ndikimin në rritje të kompanive transnacionale të duhanit.

Kur i kërkoi qeverisë së Hong Kongut të miratojë rregulla më të rrepta për të ulur përdorimin e duhanit, ajo u përball vazhdimisht fyerje dhe kërcënime me vdekje. Prandaj nuk është e habitshme pse kompanitë shumëkombëshe të duhanit, u përpoqën të diskreditojnë kërkimet e saj shkencore.

Në fakt, ato e quanin mjeken një nga tre njerëzit më të rrezikshëm në botë. Në vitin 2009, ajo fitoi çmimin e parë “Medical Journal” në Britani. Falë punës së njerëzve si Dr. Mekej u shpëtuan dhjetëra miliona jetë. Vlerësohet se midis viteve 2008-2014, më shumë se 53 milionë njerëz në 88 vende të botës, e ndalën pirjen e duhanit falë masave të kontrollit të duhanit.

Një grua dhe parandalimi i 22 milionë vdekjeve

Sipas studiuesve në Qendrën Gjithëpërfshirëse mbi Kancerin Xhorxhtaun Lombardi, kjo do të thotë se u shmangën më shumë se 22 milionë vdekje të lidhura me pirjen e duhanit. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, kostoja totale ekonomike e pirjes së duhanit është më shumë se 300 miliardë dollarë në vit, përfshirë kujdesin e drejtpërdrejtë mjekësor, produktivitetin e humbur në punë, dhe ekspozimin e personave të tjerë ndaj pirjes së duhanit.

Ndërkohë, ndërsa koronavirusi vazhdon ta marrë jetë njerëzore, dhe të kërcënojë mbijetesën e popullatës amerikane, asnjë mjek tjetër nuk respektohet më shumë sesa Dr.Fauçi nga publiku. Kësisoj, sulmet ndaj mjekëve si Dr.Fauçi, që përkundër të gjitha parashikimeve po përpiqet të kontrollojë përhapjen e infeksionit të Covid-19, janë një rrugë që çon drejt vetë-shkatërrimit./ “The Globalist” – Bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook